2023
Si Bekohemi Ne nga Drita e Botës?
Janar 2023


“Si Bekohemi Ne nga Drita e Botës?”, Liahona, janar 2023.

Eja, Më Ndiq

Gjoni 1

Si Bekohemi Ne nga Drita e Botës?

Jezusi në Ardhjen e Dytë

The Second Coming [Ardhja e Dytë], nga Grant Romney Clawson, bazuar tek origjinali nga Harry Anderson

Gjoni erdhi “për të dëshmuar për dritën”, “drit[ën] e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë” (Gjoni 1:7, 9). “Dritë e cila vjen nga prania e Perëndisë … [dhe] i jep jetë gjithçkaje” (Doktrina e Besëlidhje 88:12–13).

Si na bekon drita? Shih tek Alma 19:6; 36:20; Doktrina e Besëlidhje 88:67.

Me çfarë lidhet drita? Shih te Doktrina e Besëlidhje 84:45.

Si rritemi në dritë? Shih te Doktrina e Besëlidhje 93:28.

Kush është Drita e Botës? Shih te Gjoni 8:12; 3 Nefi 18:16, 24.

Presidenti Lorenco Snou (1814–1901) dha mësim: “Ne besojmë se shpirti që ndriçon familjen njerëzore e ka burimin nga prania e të Gjithëfuqishmit, që përhapet kudo në të gjithë hapësirën, që është drita dhe jeta e të gjitha gjërave dhe që çdo zemër e ndershme e zotëron atë në përpjesëtim të barabartë me virtytin, integritetin moral dhe dëshirën e vet për ta ditur të vërtetën dhe për t’u bërë mirë bashkëqenieve të veta” (The Teachings of Lorenzo Snow, red. Clyde J. Williams [1996], f. 107).