2013
A Mund të Jepja një Libër Mormoni?
dhjetor 2013


Rinia

A Mund të Jepja një Libër Mormoni?

Autori jeton në Uashington, SHBA.

Gjatë vitit të parë të shkollës së mesme, mësuesja ime e seminarit e ftoi klasën time t’u jepte kopje të Librit të Mormonit miqve joanëtarë. Ndonëse isha jashtëzakonisht i ndrojtur, e pranova ftesën.

M’u deshën nja dy ditë që ta merrja guximin, por përfundimisht ia dhashë librin shoqes sime Britnit gjatë orës së drekës dhe dhashë një dëshmi të shkurtër. Britni më falënderoi për librin.

Në mbarim të atij viti shkollor, Britni u shpërngul, por ne i mbajtëm lidhjet. Ajo më tregonte rreth shkollës së saj të re dhe se pothuajse të gjithë miqtë e saj ishin anëtarë të Kishës, por nuk fliste kurrë për ndonjë gjë shpirtërore me mua.

Ajo ndryshoi përpara se të nisesha për në mision. Mora një mesazh nga Britni që thoshte se kishte lajme të rëndësishme për mua: ajo do të pagëzohej dhe dëshironte të më falënderonte që isha miku i saj dhe që i dhashë një shembull të mirë.

Perëndia mori një djalë të turpshëm 15-vjeçar pa përvojë misionare dhe e drejtoi atë që ta ndante ungjillin me dikë për të cilën Ai e dinte se do ta pranonte. E di se, duke e dëgjuar Shpirtin, ne mundemi të gjithë të gjejmë njerëz rrotull nesh që po presin të mësojnë për ungjillin e rivendosur. E di se, nëse ndihmojmë për t’i sjellë qoftë edhe një njeri Zotit, “sa i madh do të jetë gëzimi [ynë] me të në mbretërinë e Atit [tonë]!” (DeB 18:15).