2023
Mendja Ime po më Përqendrohej në Këtë Mendim për Jezu Krishtin
Maj 2023


Sesioni i Paradites të së Dielës

Mendja Ime po më Përqendrohej në Këtë Mendim për Jezu Krishtin

Pjesë të shkëputura

sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Një histori mbresëlënëse në Librin e Mormonit tregon për një të ri, nga një familje e shquar, me emrin Alma, të cilin shkrimet e shenjta e përshkruajnë si mosbesimtar idhujtar. …

Në dëshpërimin e tij të thellë, ai kujtoi se i ishte dhënë mësim në rininë e tij lidhur me “ardhjen e një Jezu Krishti, një Biri të Perëndisë, për të shlyer mëkatet e botës” [Alma 36:17]. … Ndërsa bëri thirrje për fuqinë hyjnore të Shpëtimtarit, diçka e mrekullueshme ndodhi. … Papritur ndjeu paqe dhe dritë. …

Alma u “përqendr[ua]” tek e vërteta për Jezu Krishtin. …

… Duke vepruar me besim ndaj asaj të vërtete dhe me anë të fuqisë dhe hirit të Perëndisë, ai u shpëtua nga dëshpërimi dhe u mbush me shpresë.

… Mendja jonë gjithashtu është “përqendr[uar] në këtë mendim” për Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij të mëshirshëm, dhe shpirti ynë e ka ndier dritën dhe gëzimin që pasojnë. …

… Dashuria jonë për Të nuk na mbron nga trishtimi dhe pikëllimi në këtë jetë në vdekshmëri, por na lejon t’i përshkojmë sfidat me një forcë shumë më të madhe se e jona. …

Duke e fokusuar vëmendjen tonë te Jezu Krishti, gjithçka tjetër rrotull nesh – ndërkohë që është ende e pranishme – shihet nëpërmjet dashurisë sonë për Të. … Ndërsa vazhdoni të përqendroheni me vëmendje në këtë mendim për Jezu Krishtin, i mirëbesoni Atij dhe i zbatoni urdhërimet e Tij, ju premtoj jo vetëm udhërrëfim qiellor por edhe fuqi qiellore – fuqi që u sjell forcë besëlidhjeve tuaja, paqe vështirësive tuaja dhe gëzim bekimeve tuaja.