2023
Jezu Krishti Është Lehtësim
Maj 2023


Jezu Krishti Është Lehtësim

Pjesë të shkëputura

sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Secili prej nesh po mbart një çantë shpine metaforike. …

Kjo çantë shpine metaforike është vendi ku mbajmë barrët e të jetuarit në një botë të rënë. Barrët tona janë si gurë në çantën e shpinës. …

Unë shpall me gëzim se barrët tona në vdekshmëri, këta gurë në çantën tonë figurative të shpinës, nuk kanë përse t’i ndiejmë të rëndë.

Jezu Krishti mund të na e lehtësojë ngarkesën.

Jezu Krishti mund të na i heqë barrët.

Jezu Krishti siguron një mënyrë se si ne të lehtësohemi nga pesha e mëkatit.

Jezu Krishti është lehtësimi ynë. …

Pra, përse këmbëngulim që t’i mbartim të vetëm gurët tanë? …

Vëllezër e motra, nuk mund të vazhdoj e vetme, nuk kam përse dhe nuk do ta bëj. …

Mbajtësit e besëlidhjeve bekohen me lehtësimin e Shpëtimtarit. …

Pendimi, nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, është ai që na e lehtëson peshën nga gurët e mëkatit. …

Shlyerja e Jezu Krishtit gjithashtu e bën të mundur që ne të marrim forcë për të falur, gjë e cila na lejon ta ulim peshën që mbartim për shkak të keqtrajtimit nga të tjerë[t]. …

Pra, si na lehtëson Shpëtimtari nga barrët e të jetuarit në një botë të rënë me trupa të vdekshëm që i nënshtrohen pikëllimit dhe dhembjes?

Shpesh, Ai e kryen atë lloj lehtësimi nëpërmjet nesh! …

Bekimi ynë i besëlidhjes është të bëhemi bashkëpjesëmarrës me Jezu Krishtin për t’u siguruar lehtësim [e ndihmë], si nga ana fizike edhe shpirtërore, të gjithë fëmijëve të Perëndisë. …

Vëllezër e motra, Jezu Krishti është lehtësim. … Lehtësimi që na ofron Ai, është i përjetshëm.