“Nëse jam mjaftueshëm besnik/e, a do të më largohen ndjenjat e mospërputhjes me gjininë time?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)
“Nëse jam mjaftueshëm besnik/e, a do të më largohen ndjenjat e mospërputhjes me gjininë time?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten
Nëse jam mjaftueshëm besnik/e, a do të më largohen ndjenjat e mospërputhjes me gjininë time?
Ndjenjat e mospërputhjes me gjininë vetjake nuk janë një njësi matëse e besnikërisë suaj. Shumë njerëz luten për vite të tëra dhe bëjnë gjithçka munden që të jenë të bindur në përpjekjen për t’i zvogëluar ndjenja të tilla, por prapë zbulojnë se kanë përplasje ndjenjash. Kjo nuk është e pazakontë. Këto ndjenja ndryshojnë përgjatë një spektri intensiteti për njerëz të ndryshëm dhe në kohë të ndryshme për të njëjtin person. Ndjenjat mund të ndryshojnë gjithashtu për fëmijët, të rinjtë e të rejat dhe të rriturit.
Intensiteti dhe kohëzgjatja e këtyre ndjenjave mund të mos jenë nën kontrollin tuaj; megjithatë, ju mund të zgjidhni se si të përgjigjeni. Disa njerëz e shohin të dobishme që të përqendrohen te mënyra se si përvojat e tyre i ndihmojnë që të mësojnë e të rriten. Përputhja e vullnetit tonë me vullnetin e Perëndisë është një vepër e rëndësishme besimi që sjell bekime të mëdha tani dhe madje bekime edhe më të mëdha në botën që do të vijë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 59:23).