“Përmbledhje Historike”, Mësime të Presidentëve të Kishës: Tomas S. Monson (2020)
“Përmbledhje Historike”, Mësime: Tomas S. Monson
Përmbledhje Historike
Kronologjia në vijim jep një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve kryesore nga jeta dhe shërbesa e Presidentit Tomas S. Monson, Presidenti i 16‑të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
|
21 gusht 1927 |
U lindi G. Spenser Monsonit dhe Gledis Kondi Monsonit në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë. |
|---|---|
|
1945 dhe 1946 |
Shërben në Rezervën e Flotës Detare të Shteteve të Bashkuara |
|
1948 |
Diplomohet me nderime nga Universiteti i Jutës me një diplomë universitare për marketing. |
|
1948 dhe 1949 |
Fillon të punojë në Deseret News si ndihmëspërgjegjës për njoftimet në gazetë, më pas si përgjegjës i sektorit të njoftimeve në gazetë. |
|
7 tetor 1948 |
Martohet me Frensis Bevërli Xhonsonin në Tempullin e Solt‑Lejkut. |
|
1950 deri 1955 |
Shërben si peshkop në Lagjen Gjashtë‑Shtatë në Solt‑Lejk‑Siti. |
|
1953 deri 1959 |
Bëhet ndihmëspërgjegjës shitjesh në Deseret News Press, më pas përgjegjës shitjesh, më pas ndihmëspërgjegjës i përgjithshëm. |
|
1955 deri 1957 |
Shërben si këshilltar i dytë në presidencën e Kunjit të Tempëll‑Vjuit. |
|
1959 deri 1962 |
Shërben si president i Misionit të Kanadasë, me zyrat qendrore në Toronto. |
|
Mars 1962 |
Bëhet përgjegjës i përgjithshëm në Deseret News Press. |
|
1962 dhe 1963 |
Shërben në këto komitete të Kishës, në Komitetin e Misionarëve të Priftërisë, Komitetin e Gjenealogjisë së Priftërisë, Komitetin e Marrëdhënieve të Ndërsjella për Të Rriturit dhe Komitetin e Mësimdhënies në Shtëpi të Priftërisë. |
|
4 tetor 1963 |
Mbështetet si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve; shugurohet si Apostull dhe veçohet si anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve nga Presidenti Jozef Filding Smith më 10 tetor 1963. |
|
1965 deri 1968 |
Mbikëqyr punën e Kishës në Paqësorin Jugor. |
|
9–10 nëntor 1968 |
Bën vizitën e tij të parë në Gërlic, më pas në ish‑Republikën Demokratike të Gjermanisë, ku u premton anëtarëve të Kishës: “Nëse do të qëndroni të vërtetë dhe besnikë …, çdo bekim që gëzon çdo anëtar i Kishës në çdo vend tjetër, do të jetë edhe bekimi juaj”. |
|
1972 deri 1985 |
Shërben si kryetar i Komitetit të Ndihmave Studimore për Biblën, i cili bëhet Komiteti i Publikimit të Shkrimeve të Shenjta. Ka një rol madhor në botimin e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme të Biblës të Variantit të Mbretit Xhejms në vitin 1979 dhe të publikimeve të reja të Librit të Mormonit, Doktrinës e Besëlidhjeve dhe Perlës me Vlerë të Madhe në 1981. |
|
Prill 1974 |
Merr një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në Universitetin “Brigam Jang”. |
|
27 prill 1975 |
Përkushton Republikën Demokratike të Gjermanisë për punë misionare. |
|
29 gusht 1982 |
Krijon kunjin e parë në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë në Frajberg. |
|
23 prill 1983 |
Kryeson në ceremoninë e fillimit të punimeve për Tempullin e Frajbergut në Gjermani. |
|
29 qershor 1985 |
Merr pjesë në përkushtimin e Tempullit të Frajbergut në Gjermani. |
|
10 nëntor 1985 |
Thirret për të shërbyer si Këshilltar i Dytë i Presidentit Ezra Taft Benson. |
|
5 qershor 1994 |
Thirret për të shërbyer si Këshilltar i Dytë i Presidentit Hauard W. Hanter. |
|
12 mars 1995 |
Thirret për të shërbyer si Këshilltar i Parë i Presidentit Gordon B. Hinkli. |
|
3 shkurt 2008 |
Shugurohet dhe veçohet si Presidenti i 16‑të i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. |
|
10 shkurt 2008 |
Përkushton Tempullin e Reksburgut në Ajdaho, tempulli i parë nga 46 tempuj që u përkushtuan ose ripërkushtuan gjatë presidencës së tij, 19 prej të cilëve i përkushtoi ose ripërkushtoi vetë ai. |
|
10 prill 2008 |
Njofton ndërtimin e Tempullit të Gilbertit në Arizonë dhe Tempullit të Gila‑Vellit në Arizonë, i pari nga 45 tempujt që do të njoftonte gjatë kohës së tij si President. |
|
20 qershor 2009 |
Përkushton Bibliotekën e Historisë së Kishës, duke përdorur foltoren e godinës së vjetër kishtare të lagjes Gjashtë‑Shtatë, ku kishte shërbyer si peshkop. |
|
29 gusht 2010 |
Përkushton Tempullin e Kievit në Ukrainë, tempulli i parë i ndërtuar në një komb të ish‑Bashkimit Sovjetik. |
|
23 tetor 2010 |
Fillon punimet për Tempullin e Romës në Itali. |
|
Prill 2011 |
Numri i kopjeve të botuara të Librit të Mormonit, arrin në 150 milionë. |
|
6 tetor 2012 |
Ul moshën për rekomandim për shërbim misionar në 18 vjeç për të rinjtë dhe 19 vjeçe për të rejat. |
|
17 maj 2013 |
I vdes bashkëshortja, Frensisi. |
|
5 tetor 2013 |
Njofton se anëtarësia e Kishës kishte kaluar 15 milionë anëtarë. |
|
5 tetor 2013 |
Njofton se numri i misionarëve kohëplotë që shërbenin, ishte rritur nga 58 500 në më shumë se 80 000 veta në vitin e kaluar. |
|
29 mars 2014 |
Zhvillohet mbledhja e përgjithshme e grave si pjesë e konferencës së përgjithshme për herë të parë. |
|
5 tetor 2016 |
Për nder të shërbimit gjatë gjithë jetës të Presidentit Monson ndaj të rinjve, një shtëpizë e re e skautistëve mban emrin e tij dhe përkushtohet nga Presidenti Henri B. Ajring. |
|
Prill 2017 |
Jep fjalimin e tij të fundit në konferencën e përgjithshme pasi kishte folur në konferencat e përgjithshme për më shumë se 53 vjet. |
|
2 janar 2018 |
Ndërron jetë në shtëpinë e tij në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës. |