“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku”, Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim për Mbështetjen te Vetja (2017)
“Administrimi i Qarkullimit të Parave të Biznesit Tim: Themeli Im”
Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku
Koha Maksimale: 20 Minuta
Përsiatni:
Si më shpëton mua në të vërtetë humbja e vetvetes në shërbimin ndaj të tjerëve?
Shikoni:
“In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni tekstin e shkruar në fund të kësaj pjese.)
Diskutoni:
Si mund t’i hapë pragjet e qiellit në jetën tuaj shërbimi ndaj të tjerëve?
Lexoni:
Disa njerëz mendojnë se ata e meritojnë atë që të tjerët e kanë, gjë e cila mund të shkaktojë mëri. Të tjerë mendojnë se kanë të drejtën për të pasur gjëra që nuk i kanë fituar. Këto dy kurthe i verbojnë njerëzit që të shohin një të vërtetë thelbësore: të gjitha gjërat i përkasin Perëndisë. Mëria dhe e drejta për ta pasur diçka mposhten duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve. Lexoni vargjet te Mosia 2:17, Mosia 4:26 dhe citimin nga Presidenti Gordon B. Hinkli.
Lexoni:
Lexoni citimet nga Plaku Robert D. Hejls dhe Presidenti Tomas S. Monson.
Zotohuni:
Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës.
Veproni sipas planit që bëri grupi juaj për t’i shërbyer dikujt.
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth shërbimit.