Seminari
1 Samuelit 1: “Zoti më Dha Atë që i Kisha Kërkuar”


“1 Samuelit 1: ‘Zoti më Dha Atë që i Kisha Kërkuar’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Samuelit 1: ‘Zoti më Dha Atë që i Kisha Kërkuar’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ruthit; 1 Samuelit 1–7: Mësimi 69

1 Samuelit 1

“Zoti më Dha Atë që i Kisha Kërkuar”

Hannah with her son Samuel as a baby.

A e ke gjetur veten duke iu përgjëruar Atit Qiellor për një bekim që duket se kërkon durimin dhe besimin tënd? Ana, një grua izraelite e drejtë, dëshironte fort të kishte një fëmijë. Pavarësisht se dëshirat e saj fisnike mbeteshin të papërmbushura “çdo vit” (1 Samuelit 1:7), Ana vazhdoi të vepronte me besim dhe t’ia kërkonte Atit Qiellor këtë bekim. Lutjet e përulura të Anës morën përgjigje teksa ajo mori paqe, gëzim dhe një fëmijë që e quajti Samuel. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Ati Qiellor do t’i dëgjojë lutjet e tyre të përulura dhe do t’i bekojë ata.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një përvojë kur ata ose dikush që ata e njohin, ka marrë një përgjigje ndaj lutjes. Nxënësit mund të përgatiten për ta treguar atë përvojë si pjesë të veprimtarisë së studimit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Kur duket se lutjet nuk marrin përgjigje

Muzika nderuese mund ta ftojë Frymën e Shenjtë në klasën tuaj dhe t’i përgatitë zemrat dhe mendjet e nxënësve për përvojën e të mësuarit. Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ftuar nxënësit të përzgjedhin një himn të parapëlqyer që jep mësim për fuqinë e lutjes ndaj Atit Qiellor. Para lutjes së hapjes, klasa mund të këndojë ose të dëgjojë strofën e parë të një kënge si “Lutja e një Fëmije”, (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 6–7) ose “Lutjen a e The?”, (Himne, nr. 78). Nxënësit mund të shohin gjithashtu një material filmik të përshtatshëm si “Are You Really There?” [“A Je Vërtet Aty?”] (3:46) ose “Abide with Me” [“Qëndro me Mua”], (3:08) në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

3:45
3:9

Ndërsa e filloni mësimin, paraqitni skenarin vijues ose diçka të ngjashme që i përshtatet më mirë nevojave të klasës suaj. Merreni parasysh t’i shkruani ato në tabelë.

Pas një mësimi seminari për lutjen, një shoqe të afrohet dhe e pranon: “Unë lutem, por nuk jam e sigurt nëse lutjet marrin përgjigje”. Ndërsa ti flet, ajo të bën tri pyetje.

  1. Si mund ta kuptoj nëse Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia?

  2. Cilat janë disa nga mënyrat se si Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve?

  3. Çfarë mund të bëj për t’i bërë lutjet e mia ndaj Atit Qiellor më kuptimplota?

Veprimtaria vijuese është një vetëvlerësim. Këto mundësi i lejojnë nxënësit të vlerësojnë kuptueshmërinë e tyre aktuale të të vërtetave që do t’i studiojnë në orën mësimore. Gjithashtu, mund t’i ndihmojnë nxënësit të shohin çfarë mund t’u nevojitet ose dëshirojnë të mësojnë.

Në një shkallë nga 1 (e ulët) deri në 5 (e lartë), vlerëso se me sa siguri ndien se mund t’i përgjigjesh secilës pyetjeje nga skenari.

Përzgjidh një pyetje për të cilën do të doje të mësoje më shumë sot. Shkruaje atë pyetje në ditarin tënd të studimit. Ndërsa studion, kërko udhërrëfimin e Shpirtit për të ndihmuar për përgjigjen e pyetjes që përzgjodhe.

Ana dëshiron fort një fëmijë

Në vendin e Efraimit, një izraelit i drejtë, i quajtur Elkanahu, jetonte me dy bashkëshortet e tij, Peninan dhe Anën (martesat me shumë bashkëshorte nuk ishin të pazakonta në atë kohë dhe ishin të pranueshme për Zotin).

Lexo te 1 Samuelit 1:1–8 duke kërkuar sfidat me të cilat po përballej Ana. (“Shemra” te vargu 6 mund të ketë qenë Penina.)

  • Çfarë gjete?

  • Nëse do të kaloje vështirësi me sfida vetjake si Ana, çfarë mund të mendoje ose ndieje?

Megjithëse situatat e tyre janë shumë të ndryshme, mund t’i pyesni nxënësit se si mund ta gjejnë veten tek Ana.

Ndërsa nxënësit studiojnë fragmentin e radhës, ata mund të vënë re se në fillim Eli, prifti i lartë, e keqkupton lutjen e përulur të Anës. Ndihmojini nxënësit të përqendrohen tek Ana, mënyra se si ajo i përgjigjet Elit dhe bekimi që ajo merr nga Zoti (shihni vargun 20). Nëse është e dobishme, vini në dukje se kur folën me sinqeritet me njëri-tjetrin, Eli e korrigjoi menjëherë gabimin e tij.

Nxënësit mund të shohin materialin filmik “Hannah’s Faith” [“Besimi i Anës”] (3:08) në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org dhe ta ndjekin në shkrimet e tyre të shenjta. Mund të ndaloni te kodi kohor 1:03 dhe t’i ftoni nxënësit të japin mendimet e tyre rreth vargjeve 9–13 dhe të ndaloni sërish te kodi kohor 1:30 për t’i ftuar nxënësit t’i tregojnë idetë e tyre rreth vargjeve 14–20.

3:9

Lexo te 1 Samuelit 1:9–20 dhe 2:1–2 duke kërkuar atë që bëri Ana në përgjigje të sfidave të saj.

  • Çfarë zbulove?

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Atit Qiellor dhe lutjes nga ky tregim?

    Nxënësit mund të japin një larmi mendimesh. Falënderojini ata dhe pyetini përse ajo që zbuluan, është e rëndësishme për ta ditur. Nëse nxënësit nuk e përmendin të vërtetën vijuese, shkruajeni atë në tabelë dhe pyesni se si historia e Anës është provë e saj: Ndërsa i bëjmë kërkesë Atit Qiellor në lutje të përulur, Ai na dëgjon dhe na bekon.

  • Cilat janë disa nga fjalët ose frazat te 1 Samuelit 1:9–20 që tregojnë se lutjet e Anës ishin të përulura dhe kuptimplota?

  • Sipas vargjeve 17–18, çfarë ngushëllimi i dha Zoti Anës ndërkohë që ajo po priste të bekohej me një fëmijë?

Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se ne, ashtu si Ana, mund të nevojitet të mirëbesojmë te Zoti dhe të presim me durim bekimet e Tij. Ai mund të mos përgjigjet gjithmonë në mënyrën që ne do të shpresonim, por mund të mirëbesojmë se Ai u përgjigjet lutjeve sipas vullnetit të Tij dhe asaj që është më e mira për ne.

Mund të jepni një shembull të një lutjeje të përulur, kuptimplotë që nuk mori përgjigje në mënyrën e pritur, si “How I #HearHim: Elder D. Todd Christofferson” [“Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Plaku D. Tod Kristoferson”] (2:25) nga ChurchofJesusChrist.org ose “One–on–One (Ministering with Love)” [“Një për Një (Dhënia e Shërbesës me Dashuri)”] (kodi kohor 7:24 deri në 9:00). Përndryshe, mund të tregoni një shembull nga jeta juaj.

2:25
13:2

Ati Qiellor i dëgjon lutjet tona dhe na bekon

Mund ta përdorni veprimtarinë vijuese për ta thelluar kuptueshmërinë e nxënësve për të vërtetën që përcaktuan më lart, dhe për t’iu përgjigjur tri pyetjeve vijuese nga fillimi i mësimit. Një mënyrë për ta bërë këtë është të jepni ose paraqitni udhëzimet më poshtë për secilën pyetje (A, B dhe C). Mund t’u jepni nxënësve mundësinë për të studiuar individualisht ose për të punuar në grupe të vogla me nxënësit e tjerë që përzgjodhën të njëjtën pyetje. Mund t’i vendosni gjithashtu nxënësit në grupe me tre veta, ku secili person ka përzgjedhur një pyetje të ndryshme për ta studiuar. Ata mund t’ia tregojnë grupit atë që gjetën.

Pyetja A: Si mund ta ndihmojë historia e Anës dikë të besojë se Ati Qiellor i dëgjon lutjet e tij dhe e bekon atë?

Përdor mjete të studimit të shkrimeve të shenjta të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për të gjetur disa fragmente të shkrimeve të shenjta ose një thënie nga një udhëheqës i Kishës që mund ta ndihmojë dikë të kuptojë se Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve (për shembull, Jakob [Bibël] 1:5–6; Enosi 1:2–10; 3 Nefi 18:20; Doktrina e Besëlidhje 90:24).

Pyetja B: Si mund ta ndihmojë historia e Anës dikë të kuptojë disa nga mënyrat se si Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve të tij?

Përdor mjete të studimit të shkrimeve të shenjta të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për të gjetur disa tregime nga shkrimet e shenjta ose një thënie nga një udhëheqës i Kishës që mund ta ndihmojë dikë të kuptojë disa nga mënyrat se si Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve (për shembull, Lluka 22:39–44; 2 Korintasve 12:7–9; Mosia 24:10–16; Doktrina e Besëlidhje 6:22–23; 8:2–3).

Pyetja C: Si mund ta ndihmojë historia e Anës dikë të përpiqet t’i bëjë lutjet e tij më të përulura dhe më kuptimplota?

Përdor mjete të studimit të shkrimeve të shenjta të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për të gjetur disa fragmente të shkrimit të shenjtë ose një thënie nga një udhëheqës i Kishës që mund ta ndihmojë dikë që dëshiron t’i bëjë lutjet e tij më të përulura dhe më kuptimplota (për shembull, Enosi 1:2–10; Alma 5:45–46; Ethëri 3:1–5; Doktrina e Besëlidhje 46:30).

Demonstro kuptueshmëri

Për t’i ndihmuar nxënësit ta tregojnë atë që kanë mësuar dhe ndier sot, ata mund të bashkohen me dikë që studioi një nga pyetjet e tjera dhe t’i japin mësim njëri-tjetrit. Mund ta thelloni diskutimin duke i ftuar nxënësit t’ia tregojnë mendimet e tyre klasës dhe t’i inkurajoni nxënësit që i studiuan pyetjet e tjera, për të shtuar ide shtesë.

Ndërsa e përmbyllni orën mësimore, sigurojini nxënësit që, ashtu si Ana, ndonjëherë ne duhet të presim që Ati Qiellor t’u përgjigjet lutjeve tona. Në mënyrën dhe kohën e Tij, Ati Qiellor i dëgjon vërtet lutjet e tyre dhe do t’i bekojë ata.