Seminari
Plani i Shpëtimit: Shpëtimtari Është në Qendër të Planit të Atit


“Plani i Shpëtimit: Shpëtimtari Është në Qendër të Planit të Atit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Plani i Shpëtimit: Shpëtimtari Është në Qendër të Planit të Atit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mirë se Vini në Dhiatën e Vjetër: Mësimi 2

Plani i Shpëtimit

Shpëtimtari Është në Qendër të Planit të Atit

Hand of Christus statue, against creation mural at the Mesa Arizona Temple Visitors' Center. (horiz)

Në botën para lindjes, ne “lësh[uam] britma gëzimi” (Jobit 38:7) kur mësuam rreth planit të Atit Qiellor për përparimin tonë të përjetshëm. Jehova u zgjodh të ishte Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, duke na siguruar udhën që të kthehemi tek Ati dhe të bëhemi si Ai. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë planin e Atit Qiellor për shpëtimin dhe rolin qendror të Jezu Krishtit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin atë që dinë rreth planit të Atit Qiellor për shpëtimin dhe rolit qendror të Shpëtimtarit në përparimin tonë të përjetshëm. Nxënësit mund të shkruajnë elemente të planit të shpëtimit të cilat i dinë, dhe të ushtrohen për t’ia shpjeguar ato një pjesëtari të familjes ose një shoku.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dhënia e përgjigjeve për pyetjet e jetës

Për të filluar orën mësimore, merreni parasysh të paraqitni dhe tregoni sa vijon.

Shoku yt Dritani të afrohet dhe të pyet:

  • Nga kemi ardhur?

  • Cili është qëllimi i jetës?

  • Çfarë ndodh pasi vdesim?

Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që dinë tashmë rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë. Veprimtaria vijuese në ditarin e studimit është një mënyrë se si mund ta bëni këtë. Sigurohuni që nxënësit ta kuptojnë se do të kenë mundësi për t’u ushtruar që t’u japin përgjigje pyetjeve të Dritanit më vonë në mësim.

Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për pyetjet vijuese që të të ndihmojnë të reflektosh mbi atë që kupton tashmë rreth planit të Atit Qiellor për shpëtimin.

  • Sa i/e sigurt je në aftësinë tënde për t’iu përgjigjur pyetjeve të Dritanit?

  • Çfarë pyetjesh ke rreth planit të Atit Qiellor?

Ndërsa studion sot, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë që të të ndihmojë të shtohet kuptueshmëria për planin e Atit Qiellor dhe rolin qendror të Shpëtimtarit.

Jezu Krishti është në qendër të planit të Atit për lumturinë

ikona e seminaritNdihma ndaj nxënësve që t’i përcaktojnë titujt, rolet dhe cilësitë e ndryshme të Jezu Krishtit, mund ta forcojë lidhjen e tyre me Të. Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë rolin qendror që luan Jezu Krishti në secilin element të planit të Atit Qiellor për shpëtimin, mund të paraqitni figurën vijuese. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të japin mendimet e tyre rreth asaj që mësojnë për Shpëtimtarin nga ky ilustrim.

(Për trajnim shtesë të mësuesve mbi përcaktimin e titujve, roleve dhe cilësive të Jezu Krishtit, shihni: “Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

Pas një kohe të përshtatshme që nxënësit të diskutojnë atë që po mësojnë nga figura, mund të paraqitni thënien nga Presidenti Dallin H. Ouks.

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, e shpjegoi rolin e Shpëtimtarit në planin e Atit Qiellor për shpëtimin:

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Çfarë ka bërë Jezu Krishti për secilin prej nesh? Ai ka bërë gjithçka që është thelbësore për udhëtimin tonë përmes vdekshmërisë drejt fatit të përvijuar në planin e Atit tonë Qiellor. … Biri i Tij i Vetëmlindur, Jezu Krishti, është figura qendrore.” (“Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?”, Liahona, maj 2021, f. 75)

  • Si do ta përmblidhje mësimin e Presidentit Ouks si një pohim të vërtete?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë të tillë si: Jezu Krishti është në qendër të planit të Atit Qiellor për shpëtimin dhe të përparimit tonë të përjetshëm. Mund të jetë e dobishme ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë.

Plani i Atit Qiellor dhe roli qendror i Shpëtimtarit

Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për planin e Atit Qiellor për shpëtimin dhe rolin e Shpëtimtarit në të. Nxënësit që janë veçanërisht të familjarizuar me planin e shpëtimit, mund t’i ftoni t’i përdorin mjetet e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta për të gjetur fragmente të shkrimeve të shenjta dhe thënie nga udhëheqësit e Kishës për t’u dhënë përgjigje tri pyetjeve të Dritanit në tabelë.

ikona e seminaritNëse nxënësit kanë nevojë për udhërrëfim shtesë, merreni parasysh t’u jepni atyre një kopje të fletushkës me titull “Plani i Atit Qiellor për Shpëtimin”. Mund t’i ftoni ata ta studiojnë fletushkën individualisht ose në grupe të vogla. Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë ta prisni fletushkën në tri pjesë dhe t’i vendosni pjesët rreth e qark klasës. Nxënësit mund të lëvizin nëpër çdo vendndodhje në dhomë individualisht ose me grupet e tjera ndërsa e studiojnë planin e shpëtimit.

Paraqitini udhëzimet vijuese për të ndihmuar që t’i udhërrëfeni nxënësit ndërsa ata studiojnë.

Teksa studion rreth planit të Atit Qiellor për shpëtimin, kërko sa vijon:

  1. Mënyrën se si Jezu Krishti luan një rol qendror në planin e Atit Qiellor për shpëtimin.

  2. Të vërteta që mund t’ia tregosh Dritanit për të ndihmuar që pyetjet e tij të marrin përgjigje.

Shënoji pikëpamjet e tua në ditarin tënd të studimit.

Pasi nxënësit ta kenë mbaruar studimin, jepuni një mundësi që të japin pikëpamjet e tyre dhe kuptueshmërinë që morën. Nxënësit mund të ushtrohen për ta treguar atë që mësuan, duke interpretuar me role mënyrën se si do t’i përgjigjeshin secilës prej tri pyetjeve të Dritanit. Mund edhe t’i ftoni ata t’i diskutojnë pyetjet vijuese me një partner ose së bashku me klasën.

  • Çfarë mësove rreth rolit qendror që luan Jezu Krishti në planin e Atit Qiellor për shpëtimin?

  • Cilat të vërteta ose mësime mund t’ia tregosh Dritanit që mund të ndihmojnë për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve të tij?

Mendo për atë që mësove

Merreni parasysh ta përmbyllni mësimin duke i ftuar nxënësit të reflektojnë në heshtje për atë që ndien rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe planit të shpëtimit. Ftojini ata të marrin parasysh çdo veprim që kanë ndier nxitjen të ndërmarrin. Ata mund t’i shënojnë pikëpamjet dhe mbresat e tyre shpirtërore në ditarët e tyre të studimit.