Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1
Mateu 5:14–16 deri te Gjoni 17:3
Gjatë gjysmës së parë të këtij kursi, nxënësit studiuan 11 fragmente të zotërimit doktrinor që gjenden te Mateu, Lluka dhe Gjoni. Ky vlerësim ka për qëllim të vlerësojë aftësitë e nxënësve për t’i gjetur këto fragmente dhe për t’i përdorur ato në situata nga jeta reale. Ai do të vlerësojë gjithashtu kuptueshmërinë e tyre për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: Vlerësimi 1
Referencat e zotërimit doktrinor
Për pyetjet 1–3, shkruani shkronjën e referencës përkatëse në vendin bosh pranë çdo fraze. Ju lutemi, mos i përdorni shkrimet tuaja të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.
|
1. ____ “Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.” |
a. Mateu 11:28–30 |
|
2. ____ Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”. |
b. Lluka 2:10–12 |
|
3. ____ “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” |
c. Lluka 22:19–20 |
|
d. Gjoni 3:5 | |
|
e. Gjoni 3:16 |
Frazat kyç të shkrimit të shenjtë
Për pyetjet 4–6, plotësoni fjalët që mungojnë në frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor. Ju lutemi, mos i përdorni shkrimet tuaja të shenjta për këtë pjesë të vlerësimit.
4. Jezusi tha: “Unë do të të __________ __________ e __________ së __________” ( Mateu 16:15–19).5. “Sepse sot në qytetin e Davidit __________ për ju një __________, që është Krishti, __________” ( Lluka 2:10–12).6. “Sepse një __________ nuk ka __________ e __________, si po shihni se unë kam” ( Lluka 24:36–39).
Ju mund t’i përdorni shkrimet tuaja të shenjta për pjesën e mbetur të vlerësimit.
Për pyetjet 7–9, përcaktoni një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor që mund ta ndihmojnë dikë në situatat vijuese.
|
7. Ju jeni me misionarët kur dikush pyet nëse është me të vërtetë e nevojshme që ai ose ajo të pagëzohet ose nëse ai ose ajo mund ta pranojë thjesht Jezu Krishtin në zemrën e vet. | |
|
8. Në Shkollën e së Dielës, një anëtar/e i/e lagjes suaj pyet se si ai ose ajo mund ta dijë që doktrina e dhënë mësim në Kishë është nga Perëndia. | |
|
9. Dikush po përgatit një mësim në mbrëmjen e shtëpisë rreth mënyrës se si ne mund të bëhemi dishepuj më të mirë të Jezu Krishtit. |
Te pyetjet 10–11, tregoni njohurinë dhe aftësinë tuaj për t’i përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
10. Si do t’ia shpjegonit tri parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore dikujt që nuk ka njohuri rreth tyre?
-
Veproni me besim.
-
Shqyrtojini konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.
-
Kërkoni kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.
11. Ju keni një mike e cila e ka pasur të vështirë të besojë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e duan dhe duan një marrëdhënie me të. Përgjigju për pyetjet vijuese:
-
Çfarë gjërash specifike do ta ftonit atë të bënte për të vepruar me besim?
-
Si mund ta ndihmoni atë ta shohë situatën e saj me një këndvështrim të përjetshëm?
-
Fragmentet e zotërimit doktrinor janë shembuj të burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Çfarë fragmenti/esh të zotërimit doktrinor mund t’i tregonit asaj? Përse?
12. Nga 11 fragmentet e zotërimit doktrinor që keni studiuar deri tani, cili ka ndikuar te ju më shumë dhe përse? Çfarë ju mëson ky fragment rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?