Harta e Suksesit në Kërkimin e Vendit të Punës
Çdo ditë: Përkushtojini përpjekjet tuaja, përshpejtojeni kërkimin tuaj për vend pune, angazhojeni rrjetin tuaj
Si të gjej mundësi të duhura pune?
-
Ta dalloj atë që kam për t’iu ofruar punëdhënësve.
-
Ta përdor dekaratën time “unë në 30 sekonda” me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.
Si ta paraqit veten me fuqi bindëse?
-
Të përcaktoj si t’i arrij rezultatet që janë të rëndësishme për një punëdhënës.
-
Të përdor pohime fuqie për t’ua treguar vlerën time punëdhënësve.
Si të hyj në tregun e “fshehur” të punës?
-
Të gjej vende pune “të fshehura” nëpërmjet krijimit të rrjetit.
-
Të përdor pohime fuqie për t’ia treguar vlerën time rrjetit tim.
-
Ta ndihmoj rrjetin tim që të më ndihmojë mua.
Si të bie në sy si zgjedhja e qartë [për t’u marrë në punë]?
-
Të përgatitem mirë për çdo intervistë.
-
Të mësoj aftësi për t’u dalluar në çdo intervistë.
-
Të mësoj si të plotësoj kërkesa për vende pune.
Si ta përshpejtoj kërkimin tim për vend pune?
-
Ta bëj Kërkimin e Përshpejtuar për Vend Pune çdo ditë.
-
Ta gjurmoj përparimin tim të kërkimit për vend pune.
Si të dallohem në vendin e punës dhe të vazhdoj të kem sukses?
-
T’i kem gjërat nën kontroll dhe t’i parandaloj problemet në vendin tim të punës.
-
T’i mësoj rregullat dhe pritshmëritë e vendit ku punoj.
-
T’i siguroj punëdhënësit tim më tepër vlerë nga sa i kushtoj.
-
Të marr përgjegjësi për karrierën time.