Të Rejat
Përgjegjësitë


të reja duke buzëqeshur

Thirrja Ime si Sekretare e Klasës së Të Rejave

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tënde për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tënde.

Qëllimi i Të Rejave

Organizata e Të Rejave i ndihmon bijat e dashura të Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo i ndihmon të rejat të bëhen dishepulle të Jezu Krishtit për gjithë jetën ndërsa i bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet e shenjta dhe e thellojnë kthimin e tyre në besim. Në klasat dhe mbledhjet e tyre, të rejat u shërbejnë të tjerëve, përmbushin përgjegjësitë besëlidhëse, krijojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën. (Shih te Manuali i Përgjithshëm, 11.1.1.)

Sekretarja e Klasës së Të Rejave

Sekretarja e klasës së Të Rejave përkrah presidencën e klasës dhe udhëheqëset e Të Rejave për t’u shërbyer ose për t’u dhënë shërbesë anëtareve të klasës. Ajo përgatit një rend dite për mbledhjet e presidencës, mban shënime dhe ndjek ecurinë për detyrat dhe pjesëmarrjen në mbledhjet e së dielës (11.3.4.2).

Mbledhjet e Presidencës

Presidencat e klasave të Të Rejave mblidhen rregullisht dhe atyre iu bashkohen sekretarja e klasës dhe udhëheqëset në moshë madhore të Të Rejave që janë caktuar për t’i përkrahur. Ato këshillohen së bashku dhe kërkojnë zbulesë rreth vullnetit të Zotit për klasën e tyre. Këto mbledhje mund të përfshijnë diskutime për shërbimin ndaj anëtareve të klasës, me vëmendje të veçantë te përkrahja e anëtareve të reja dhe ndihma e ofruar anëtareve më pak aktive, dhe planifikimin e mbledhjeve, shërbimit dhe veprimtarive të klasës. (Shih te 11.3.4.3.)

Orientimet dhe Rregulloret

Për orientime dhe rregullore të tjera, shihni pjesën 11.6 te Manuali i Përgjithshëm.