Të Rejat
Përgjegjësitë


të reja duke buzëqeshur

Thirrja Ime si Presidente e Klasës së Të Rejave

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tënde për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tënde.

Qëllimi i Të Rejave

Organizata e Të Rejave i ndihmon bijat e dashura të Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo i ndihmon të rejat të bëhen dishepulle të Jezu Krishtit për gjithë jetën ndërsa i bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet e shenjta dhe e thellojnë kthimin e tyre në besim. Në klasat dhe grumbullimet e tyre, të rejat u shërbejnë të tjerëve, përmbushin përgjegjësitë besëlidhëse, ndërtojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën. (Shih te Manuali i Përgjithshëm, 11.1.1.)

Presidentja e Klasës së Të Rejave

Presidentet e klasave udhëheqin përpjekjet e klasës për të marrë pjesë në punën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin, arrijnë ta njohin dhe i shërbejnë çdo të reje, planifikojnë dhe drejtojnë mbledhjet e klasës të dielave dhe veprimtari të tjera dhe marrin pjesë në përpjekjet për tempullin dhe historinë familjare (shih te 11.3.4.2). Këshilltaret e saj e ndihmojnë atë.

Mbledhjet e Presidencës

Presidencat e klasave të Të Rejave mblidhen rregullisht dhe atyre iu bashkohen udhëheqëset në moshë madhore të Të Rejave që janë caktuar për t’i përkrahur. Ato këshillohen së bashku dhe kërkojnë zbulesë rreth vullnetit të Zotit për klasat e tyre. Këto mbledhje mund të përfshijnë diskutime për shërbimin ndaj anëtareve të klasës, me vëmendje të veçantë te përkrahja e anëtareve të reja dhe ndihma e ofruar anëtareve më pak aktive, dhe planifikimin e mbledhjeve, shërbimit dhe veprimtarive të klasës. (Shih te 11.3.4.3.)

Këshilli i Lagjes për Rininë

Këshilli i lagjes për rininë diskuton mënyrat se si të ndihmohen të tjerët që të ndërtojnë dëshmi, të marrin ordinancat shpëtuese, t’i mbajnë besëlidhjet dhe të bëhen pasues të përkushtuar të Jezu Krishtit. Pjesëtarët e tij këshillohen së bashku rreth nevojave të të rejave dhe të rinjve në lagje. Ata mund të diskutojnë për aktivitete që i plotësojnë këto nevoja. (Shih te 11.3.4.4.)

Orientimet dhe Rregulloret

Për orientime dhe rregullore të tjera, shih pjesën 11.6 te Manuali i Përgjithshëm.