Të Rejat
Përgjegjësitë


të reja duke buzëqeshur

Thirrja Ime si Këshilltare në Presidencën e Klasës së Të Rejave

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tënde për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tënde.

Qëllimi i Të Rejave

Organizata e Të Rejave i ndihmon bijat e dashura të Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo i ndihmon të rejat të bëhen dishepulle të Jezu Krishtit për gjithë jetën ndërsa i bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet e shenjta dhe e thellojnë kthimin e tyre në besim. Në klasat dhe mbledhjet e tyre, të rejat u shërbejnë të tjerëve, përmbushin përgjegjësitë besëlidhëse, krijojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën. (Shihni te Manuali i Përgjithshëm, 11.1.1.)

Këshilltarja e Klasës së Të Rejave

Presidentja e klasës dhe këshilltaret e saj i udhëheqin përpjekjet e klasës për të marrë pjesë në punën e Zotit për shpëtimin dhe ekzaltimin, arrijnë ta njohin dhe t’i shërbejnë çdo të reje, planifikojnë dhe kryejnë mbledhjet e klasës të dielën dhe veprimtari të tjera, marrin pjesë në përpjekjet e lagjes për të shpërndarë ungjillin dhe marrin pjesë në përpjekje për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 11.3.4.2).

Mbledhjet e Presidencës

Presidencat e klasave të Të Rejave mblidhen rregullisht dhe atyre iu bashkohen udhëheqëset në moshë madhore të Të Rejave që janë caktuar për t’i përkrahur. Ato këshillohen së bashku dhe kërkojnë zbulesë rreth vullnetit të Zotit për klasën e tyre. Këto mbledhje mund të përfshijnë diskutime për shërbimin ndaj anëtareve të klasës, me vëmendje të veçantë te përkrahja e anëtareve të reja dhe ndihma e ofruar anëtareve më pak aktive, dhe planifikimin e mbledhjeve, shërbimit dhe veprimtarive të klasës. (Shihni te 11.3.4.3.)

Orientimet dhe Rregulloret

Për orientime dhe rregullore të tjera, shihni pjesën 11.6 te Manuali i Përgjithshëm.