Shkolla e së Dielës
Përgjegjësitë


burrë duke i dhënë mësim një klase

Thirrja Ime si Mësues/e i/e Shkollës të së Dielës

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.

Qëllimi i Shkollës të së Dielës

Shkolla e së Dielës ndihmon për përmbushjen e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Këtë e bën duke i ndihmuar fëmijët e Perëndisë që ta mësojnë dhe ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit (shihni te Manuali i Përgjithshëm, 13.1).

Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës

Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës arrijnë t’i njohin anëtarët e klasave, përfshirë ata që nuk i frekuentojnë orët mësimore. Mësuesit/et i përkrahin anëtarët në përpjekjet e tyre për ta mësuar dhe jetuar ungjillin e Jezu Krishtit (shihni te 13.2.3). Mësuesit/et udhëhiqen nga presidenca e Shkollës të së Dielës të lagjes dhe marrin pjesë në mbledhjet tremujore të këshillit të mësuesve (shihni te 17.4).

Orët Mësimore të Shkollës të së Dielës

Orët mësimore të Shkollës të së Dielës zhvillohen në të dielat e para dhe të treta të muajit. Ato zgjatin 50 minuta. Numri i personave në orën mësimore ndryshon në bazë të nevojave të çdo lagjeje. Për t’u përgatitur për të dhënë mësim, mësuesit/et e Shkollës të së Dielës përdorin shkrimet e shenjta dhe mësimet e planifikuara në manualin Eja, Më Ndiq (shihni te 13.3).

Parimet e Mësimdhënies si të Krishtit

Mësimdhënia sipas mënyrës së Shpëtimtarit është një mirëbesim dhe përgjegjësi e shenjtë. Kur jepet mësim ungjilli, ndiqet shembulli i Shpëtimtarit, i cili është Mësuesi Mjeshtër. Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës ndjekin parimet te materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit dhe kapitulli 17 te Manuali i Përgjithshëm (shihni te 17.1).

Të Mësuarit e Ungjillit të Përqendruar te Shtëpia

Për t’u bërë i kthyer në besimin te Zoti Jezu Krisht, çdo anëtar i Kishës është përgjegjës për ta mësuar ungjillin vetë. Mësuesit dhe udhëheqësit janë përgjegjës për t’i nxitur anëtarët që të kërkojnë frymëzimin e tyre vetjak rreth mënyrës se si ta studiojnë dhe japin mësim ungjillin (shihni te 17.2).