Të Rejat
Përgjegjësitë


të reja duke buzëqeshur

Thirrja Ime si Sekretare e Të Rejave në Kunj

Përgjegjësitë

Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tënde për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tënde.

Qëllimi i Të Rejave

Organizata e Të Rejave i ndihmon bijat e dashura të Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo i ndihmon të rejat të bëhen dishepulle të Jezu Krishtit për gjithë jetën ndërsa i bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet e shenjta dhe e thellojnë kthimin e tyre në besim. Në klasat dhe mbledhjet e tyre, të rejat u shërbejnë të tjerëve, përmbushin përgjegjësitë besëlidhëse, krijojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën. (Shih te Manuali i Përgjithshëm, 11.1.1.)

Sekretarja e Të Rejave në Kunj

Sekretarja e Të Rejave në kunj e përgatit “batalionin e rinisë” së Zotit që ta mbledhë Izraelin nëpërmjet pjesëmarrjes në përpjekjet për të ndërtuar besim dhe për të forcuar individët (shih te Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit”, [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ajo shërben dhe në komitetin e kunjit të udhëheqjes së rinisë (shih te 6.7.1.2), përgatit rendet e ditës, raportet dhe mban shënime (shih te 6.7.3).

Mbledhjet

Një sekretare e Të Rejave në kunj udhëzon presidencat e organizatave të lagjes gjatë mbledhjeve vjetore të udhëheqjes së kunjit (shih te 29.3.4), frekuenton mbledhjet e presidencës dhe mbledhjet e këshillit bashkërendues kur ftohet nga I Shtatëdhjeti Zonal (shih te 29.4) dhe flet në mbledhjet e sakramentit dhe mjedise të tjera kur ftohet nga presidenca e kunjit.

Aktivitetet

Nën drejtimin e presidencës së kunjit, presidenca e Të Rejave në Kunj gjithashtu do të planifikojë dhe bashkërendojë aktivitetet dhe kampet e Të Rejave në kunj (shih te 6.7.1.2). Për shumë kunje, presidencat këshillohen së bashku për t’i rekomanduar presidencës së kunjit aktivitete të përbashkëta (shih te 20.3.1).

Orientimet dhe Rregulloret

Orientime dhe rregullore shtesë gjenden te pjesa 11.6 e materialit Manuali i Përgjithshëm.