Thirrja Ime si Këshilltare në Presidencën e Të Rejave në Kunj
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tënde për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tënde.
Qëllimi i Të Rejave
Organizata e Të Rejave i ndihmon bijat e dashura të Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo i ndihmon të rejat të bëhen dishepulle të Jezu Krishtit për gjithë jetën ndërsa i bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet e shenjta dhe e thellojnë kthimin e tyre në besim. Në klasat dhe mbledhjet e tyre, të rejat u shërbejnë të tjerëve, përmbushin përgjegjësitë besëlidhëse, krijojnë unitet, mësojnë dhe e jetojnë doktrinën. (Shih te Manuali i Përgjithshëm, 11.1.1.)
Këshilltarja e Të Rejave në Kunj
Këshilltarja e Të Rejave në kunj e përgatit “batalionin e rinisë” së Zotit që ta mbledhë Izraelin nëpërmjet pjesëmarrjes në përpjekjet për të ndërtuar besim dhe për të forcuar individët (shih te Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit”, [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ajo i ndihmon presidencat e reja të lagjeve të njihen me programin, ofron përkrahje të vazhdueshme dhe shërben në komitetin e kunjit të udhëheqjes së rinisë (shih te 29.3.9).
Mbledhjet
Këshilltaret e Të Rejave në kunj udhëzojnë presidencat e organizatave të lagjeve gjatë mbledhjeve vjetore të udhëheqjes së kunjit (shih te 29.3.4), frekuentojnë mbledhjet e presidencës dhe mbledhjet e këshillit bashkërendues kur ftohen nga I Shtatëdhjeti Zonal (shih te 29.4) dhe flasin në mbledhjet e sakramentit dhe mjedise të tjera kur ftohen nga presidenca e kunjit.
Aktivitetet
Nën drejtimin e presidencës së kunjit, presidenca e Të Rejave në kunj gjithashtu do të planifikojë dhe bashkërendojë aktivitetet dhe kampet e Të Rejave në kunj (shih te 6.7.1.2). Për shumë kunje, presidencat këshillohen së bashku për t’i rekomanduar presidencës së kunjit aktivitete të përbashkëta (shih te 20.3.1).
Orientimet dhe Rregulloret
Orientime dhe rregullore shtesë gjenden te pjesa 11.6 e materialit Manuali i Përgjithshëm.