Thirrja Ime si Këshilltar në Presidencën e Shkollës të së Dielës në Kunj
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Shkollës të së Dielës
Shkolla e së Dielës ndihmon për përmbushjen e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin duke i ndihmuar fëmijët e Perëndisë ta mësojnë dhe ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit (shihni te Manuali i Përgjithshëm, 13.1).
Këshilltari i Shkollës të së Dielës në Kunj
Përgjegjësitë e presidencës të Shkollës të së Dielës në kunj përfshijnë punën për të ndërtuar besimin dhe për të forcuar individët dhe familjet në kunj, orientimin e presidencave të Shkollës të së Dielës në lagje që janë thirrur rishtas, dhe ofrimin e përkrahjes dhe udhëzimit të vazhdueshëm (shihni te 6.7.1). Këshilltarët gjithashtu e përkrahin presidentin e Shkollës të së Dielës në kunj me detyra shtesë.
Mbledhjet dhe Këshillat
Presidenca e Shkollës të së Dielës në kunj këshillohet së bashku rregullisht. Ata planifikojnë dhe drejtojnë mbledhjet e udhëheqjes së kunjit për t’u mësuar udhëheqësve të Shkollës të së Dielës të lagjeve detyrat e tyre, për t’i ndihmuar ata të përmirësohen si udhëheqës dhe mësues dhe për të forcuar besimin e tyre te Jezu Krishti (shihni te 29.3.4).
Orientimet dhe Rregulloret
Orientime dhe rregullore shtesë gjenden te pjesa 13.7 e materialit Manuali i Përgjithshëm.