Thirrja Ime si Mësuese e Shoqatës së Ndihmës
Përgjegjësitë
Zoti është mirënjohës për gatishmërinë tuaj për të shërbyer në Kishën e Tij. Më poshtë është një vështrim i përgjithshëm i përgjegjësive për thirrjen tuaj.
Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës
Shoqata e Ndihmës është një organizatë e themeluar në mënyrë hyjnore për të gjitha gratë në moshë madhore në Kishë. Shoqata e Ndihmës i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Profeti Jozef Smith dha mësim se qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është të “shpëtojë shpirtrat dhe të lehtësojë vuajtjen” – duke siguruar lehtësimin që jep Shpëtimtari (shihni te Manuali i Përgjithshëm, 9.1).
Mësueset e Shoqatës së Ndihmës
Mësueset thirren për t’i ndihmuar njerëzit ta forcojnë besimin e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Mësueset e Shoqatës së Ndihmës e përkrahin presidencën. Presidenca e Shoqatës së Ndihmës me lutje përzgjedh mesazhe për t’i dhënë mësim nisur nga nevojat e motrave (shihni te 9.2.1.2).
Mbledhjet e së Dielës
Shoqatat e Ndihmës mblidhen të dielat e dyta dhe të katërta me qëllim rritjen e besimit te Jezu Krishti, ndërtimin e unitetit dhe forcimin e familjeve dhe shtëpive. Mbledhjet fillojnë me lutje dhe përfshijnë kohën për këshillim së bashku dhe mësimin dhe diskutimin për ungjillin bazuar në bisedat e konferencës së fundit (shihni te 9.2.1.2).
Parimet e Mësimdhënies si të Krishtit
Mësimdhënia sipas mënyrës së Shpëtimtarit është një mirëbesim dhe përgjegjësi e shenjtë. Kur jepni mësim ungjillin, ndiqni shembullin e Shpëtimtarit, i cili është Mësuesi Mjeshtër. Mësueset e Shoqatës së Ndihmës ndjekin parimet te materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit dhe kapitulli 17 i materialit Manuali i Përgjithshëm (shihni te 17.1).
Të Mësuarit e Ungjillit të Përqendruar te Shtëpia
Kur anëtaret e mësojnë dhe e jetojnë ungjillin në shtëpi, thellohet kthimi i tyre në besimin tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës i nxitin motrat që t’i studiojnë shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë, individualisht dhe me familjet e tyre (shihni te 17.2).