Shoqata e Ndihmës
Përvojat e Përkrahura nga Shoqata e Ndihmës


“Përvojat e Përkrahura nga Shoqata e Ndihmës”, Përvojat e Përkrahura nga Shoqata e Ndihmës (2025)

Përvojat e Përkrahura nga Shoqata e Ndihmës

Qëllimi i Shoqatës së Ndihmës është t’i ndihmojë fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Shoqata e Ndihmës e përmbush këtë duke përkrahur përvojat për motrat që të japin dhe të marrin dashurinë dhe ndihmën e Shpëtimtarit. Kur e ndiejnë dashurinë e Tij, motrave do t’iu vijë dëshira për të zhvilluar marrëdhënien e tyre besëlidhëse me Perëndinë. Përvojat e përkrahura nga Shoqata e Ndihmës i ndihmojnë motrat që ta përmbushin këtë qëllim të rëndësishëm.

Me lutje merrni parasysh te cilat përvoja të përqendroheni në lagjet dhe kunjet tuaja. Burimet shoqëruese mund t’ju ndihmojnë të mësoni rreth parimeve të ungjillit që i përkrahin këto përvoja. Gjithashtu mund t’i përdorni burimet që t’u jepni mësim motrave se si ta forcojnë lidhjen e tyre me Jezu Krishtin.

grua pranë tempullit

Përgatitja e Motrave për të Bërë Besëlidhje, Përfshirë në Shtëpinë e Zotit

Motrat mund të gjejnë fuqi, mbrojtje, drejtim, gëzim dhe paqe ndërkohë që zhvillojnë një marrëdhënie besëlidhëse me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

gra duke ecur e duke buzëqeshur

Mësimdhënia ndaj Motrave Rreth Përgjegjësive të Tyre nga Besëlidhjet dhe Rreth Bekimeve nga Fuqia e Perëndisë

Gratë që i bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet, e ndihmojnë Zotin në veprën e Tij për shpëtimin dhe ekzaltimin dhe kanë qasje te fuqia e Perëndisë.

gra të ulura në mjedisin përreth tempullit

Adhurimi në Tempull dhe Pjesëmarrja në Punën për Historinë Familjare

Ndërkohë që motrat adhurojnë në tempull dhe marrin pjesë në punën për historinë familjare, ato ndihmojnë që të bashkohen familjet për përjetësinë dhe që të merren bekimet shëruese të Shlyerjes së Shpëtimtarit.

gra duke u lutur së bashku

Dhënia e Shërbesës Ashtu siç do ta Jepte Shpëtimtari

Ndërsa motrat i jetojnë besëlidhjet e tyre duke dhënë shërbesë në mënyra të ngjashme me ato të Krishtit, ato ua bekojnë jetën njerëzve të tjerë dhe vetë afrohen më pranë Shpëtimtarit.

  • Përgjegjësitë e Motrave Shërbestare dhe Vëllezërve Shërbestarë”, Manuali i Përgjithshëm, 21.1

  • “Discussion Guide: How Can I Minister to Others During a Crisis?” [“Udhëzuesi i Diskutimit: Si Mund t’u Jap Shërbesë të Tjerëve Gjatë një Krize?”], ChurchofJesusChrist.org

  • Kristin M. Yee, “See the Good in Them” (Konferenca e Grave e UBJ‑së, 2 maj 2024), broadcasts.ChurchofJesusChrist.org

  • J Anette Dennis, “Ministering as the Savior Would”, Liahona, qershor 2025, f. 16–19

  • Mary Richards dhe Joel Randall, “Episode 241: Becoming Christlike by Ministering in His Way, with President Camille N. Johnson and Elder Robert M. Daines (program zanor në internet), Church News, 20 maj 2025

gra duke folur me njëra‑tjetrën

Pjesëmarrja në Intervistat për Dhënien e Shërbesës

Intervistat për dhënien e shërbesës janë mundësi për t’i dhënë formë dhënies së shërbesës, për të treguar dashuri e vlerësim, për të zbuluar nevojat dhe anët e forta të anëtareve, për të siguruar përkrahje dhe burime, si dhe për të marrë frymëzim rreth mënyrës se si të kujdesemi për secilën motër.

  • Intervistat për Dhënien e Shërbesës”, Manuali i Përgjithshëm, 21.3 (shihni edhe materialin filmik të integruar)

  • D. Todd Christofferson dhe Camille N. Johnson, “Ministering Interviews”, Mbledhje e Udhëheqjes gjatë Konferencës së Përgjithshme, tetor 2024

Presidentja Kamill N. Xhonson duke përshëndetur gratë në një ngjarje

Dhënia dhe Marrja e Ndihmës

Ndërkohë që motrat bëhen bashkëpjesëmarrëse me Jezu Krishtin për t’u dhënë lehtësim fizik dhe shpirtëror të tjerëve, ato do të gjejnë lehtësimin e tyre vetjak tek Ai.

  • “Global Initiative to Improve the Well-Being of Women and Children” [“Nismë Mbarëbotërore për të Përmirësuar Mirëqenien e Grave dhe Fëmijëve”], ChurchofJesusChrist.org

  • “25 Ways to Participate in the Global Initiative for Women and Children” [“25 Mënyra për të Marrë Pjesë në Nismën Mbarëbotërore për Gratë dhe Fëmijët”], ChurchofJesusChrist.org

  • Kamill N. Xhonson,“Jezu Krishti Është Lehtësim”, Liahona, maj 2023, f. 81–83

grua duke luajtur me një fëmijë

Lidhja e Përpjekjeve të Drejta dhe të Përditshme me Besëlidhjet

Ndërkohë që motrat ushtrojnë besim dhe i jetojnë çdo ditë besëlidhjet, ato do të kenë qasje te fuqia shëruese dhe forcuese e Perëndisë në jetën e tyre.

gra duke folur në kishë

Këshillimi në Mbledhjet e së Dielës të Shoqatës së Ndihmës.

Ndërkohë që motrat këshillohen së bashku rreth sfidave, nevojave dhe mundësive me një përqendrim te Shpëtimtari, ato mund të marrin zbulesë, të ndërtojnë unitet dhe të ndiejnë përkatësi në Shoqatën e Ndihmës.

  • Mësimdhënia e Ungjillit në Mbledhjet e Shoqatës së Ndihmës”, Manuali i Përgjithshëm, 9.2.1.2

  • Camille N. Johnson, J. Anette Dennis dhe Kristin M. Yee, “How Counseling Together Can Increase Unity and Revelation in Sunday Relief Society MeetingsMeetings” [“Në Ç’mënyrë Këshillimi së Bashku Mund ta Rritë Unitetin dhe Zbulesën në Mbledhjet e së Dielës të Shoqatës së Ndihmës”], Church News, 16 nëntor 2022

  • Presidentja Kamill Xhonson jep udhëzim dhe drejtim lidhur me këshillimin brenda Shoqatës së Ndihmës.

gra duke buzëqeshur

Planifikimi i Aktiviteteve të Përqendruara te Krishti për Shoqatën e Ndihmës

Aktivitetet duhet t’i forcojnë dëshirat e motrave për të bërë dhe mbajtur besëlidhjet dhe t’u japin mundësi për t’u mbledhur dhe për të shërbyer së bashku.

  • Aktivitetet”, Manuali i Përgjithshëm, 9.2.1.3

  • JustServe Community Service Guidebook [JustServe: Libri Udhëzues për Shërbimin në Komunitet]

familje duke mësuar së bashku

Nxitja e të Mësuarit dhe Mësimdhënies së Ungjillit të Përqendruar te Shtëpia

Të mësuarit dhe mësimdhënia e ungjillit në shtëpi i ndihmon motrat që t’i forcojnë dëshmitë e veta dhe dëshmitë e pjesëtarëve të familjeve të tyre.

grua duke lexuar shkrimet e shenjta

Pjesëmarrja në Adhurimin Vetjak

Kur motrat e mësojnë dhe e jetojnë ungjillin, thellohet marrëdhënia e tyre besëlidhëse me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

gra duke lexuar shkrimet e shenjta së bashku

Shpërndarja e Ungjillit

Të gjitha motrat kanë përgjegjësinë për ta shpërndarë ungjillin, për t’i forcuar anëtaret e reja dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që janë më pak aktivë.

gra në kishë

Ndihma ndaj Të Rejave që të Përgatiten për të Marrë Pjesë në Shoqatën e Ndihmës

Ndërkohë që i ndihmoni të rejat të përparojnë në Shoqatën e Ndihmës, ato do të forcohen teksa vazhdojnë përgjatë shtegut të besëlidhjeve.

gra duke folur me njëra‑tjetrën

Këshillimi me Anëtarët në Moshë Madhore të Lagjes

Ndërkohë që përgatiteni shpirtërisht që të takoheni dhe këshilloheni me anëtarët, Zoti do t’ju bekojë me frymëzimin që ju nevojitet.

  • Përgjegjësitë”, Manuali i Përgjithshëm, 9.3.2.2 (shihni edhe materialin filmik të integruar)

  • Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

    • Burimet për këshillim, për ndihmën për jetën, mbështetjen te vetja, përgatitjen materiale dhe riaftësimin nga varësitë.

gra duke gatuar

Ndihma ndaj Anëtarëve për t’u Bërë të Mbështetur te Vetja

Ju mund t’i bekoni anëtarët duke i ndihmuar të mësojnë se si të zhvillojnë mbështetje shpirtërore, fizike dhe emocionale te vetja.