EnglishConnect for Missionaries
Hyrja


“Hyrja”, Programi EnglishConnect 1 – Fletore Pune me Zë, 2023

“Hyrja”, EnglishConnect 1 – Fletore Pune me Zë

njerëz duke studiuar

Hyrja

Fletorja e punës për programin EnglishConnect është hartuar që të përdoret si burim shoqërues për manualin EnglishConnect 1 për Nxënësit. Qëllimi i kësaj fletoreje pune është t’ju ndihmojë të zhvilloni zotësitë tuaja të anglishtes dhe të rritni besimin tuaj nëpërmjet veprimtarive dhe historive. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të ushtroni fjalorin dhe strukturat për secilin nga mësimet e programit EnglishConnect në të katër fushat e zotësisë: dëgjimi, të folurit, leximi dhe të shkruarit. Secili mësim në fletoren e punës ndahet në pjesët vijuese të renditura më poshtë.

Conversation(s) (Bashkëbisedimi)

Secili mësim fillon me një ose më shumë bashkëbisedime. Qëllimi është të paraqiten fjalori, tema dhe strukturat në mësim dhe të nxitet të kuptuarit e dëgjimit dhe leximit. Secila pjesë “Conversation” ndjek po këtë model:

  1. Listen. Dëgjojeni të gjithë bashkëbisedimin.

  2. Listen and repeat. Dëgjojeni bashkëbisedimin rresht pas rreshti dhe përsëriteni me zë të lartë atë që dëgjoni.

  3. Write the missing word. Shkruani fjalët që mungojnë nga bashkëbisedimi. Zgjidhni prej fjalëve të dhëna në kuti.

  4. Read aloud. Lexojeni bashkëbisedimin me zë të lartë që të ushtroni të folurit.

  5. Answer the questions (nuk përfshihet në çdo mësim). Kjo pjesë kontrollon se sa e kuptoni bashkëbisedimin.

Activities 2–8 (Veprimtaritë 2–8)

Numri i veprimtarive ndryshon sipas secilit mësim. Këto veprimtari përfshijnë tabelat gramatikore; veprimtaritë e leximit, të shkruarit, dëgjimit dhe të folurit; dhe historitë. Ndiqini udhëzimet për secilën pjesë të një veprimtarie. Për veprimtaritë e dëgjimit, referojuni numrit dhe shkronjës së veprimtarisë përkatëse në regjistrimin zanor – për shembull, “Activity 2B”. Për veprimtaritë e të folurit, mbani mend të flisni me zë të lartë. Mund t’i kontrolloni përgjigjet tuaja te pjesa “Answer Key” në fund të kësaj fletoreje pune.

Practice Partner Instructions (Udhëzimet për të Ushtruarit me Partner)

Kjo pjesë është hartuar për t’ju ndihmuar të ushtroni të folurit e anglishtes duke përdorur atë që keni mësuar në mësim. Duke punuar me një partner, rishikoni pjesën “Vocabulary” në fund të kësaj fletoreje pune dhe bëni veprimtaritë në këtë pjesë. Thoni sa më shumë që mundeni për secilën veprimtari. Përdoreni këtë kohë që vërtet të punoni lidhur me të folurit e anglishtes.

Expansion Activities (Veprimtaritë e Zgjerimit)

Këto histori e veprimtari janë hartuar që t’i zgjerojnë aftësitë tuaja për të lexuar, dëgjuar, folur e shkruar në anglisht dhe që të ndihmojnë për ta rritur besimin tuaj te Jezu Krishti. Secila pjesë “Expansion Activities” ndërtohet rreth një historie frymëzuese. Për këtë pjesë bëni sa vijon:

  1. Learn the vocabulary. Mësoni kuptimin e fjalëve dhe frazave në fjalor, të dhëna në këtë pjesë përpara se të lexoni historinë. Kjo do t’ju ndihmojë të përgatiteni për të lexuar historinë, si edhe do t’ju ndihmojë t’i kuptoni fjalët dhe frazat kyç në histori.

  2. Listen. Dëgjojeni secilën pjesë të historisë. Mund ta bëni këtë sa herë që t’ju nevojitet.

  3. Read aloud. Lexojeni historinë me zë të lartë për të ushtruar leximin dhe shqiptimin si dhe për t’ju ndihmuar që ta kuptoni historinë. Nëse dëshironi, mund ta dëgjoni historinë përsëri dhe ta lexoni ndërkohë që dëgjoni.

  4. Learn the vocabulary. Ky fjalor është që t’ju ndihmojë të kuptoni shkrimet e shenjta dhe citimet që e shoqërojnë historinë. Mësoni kuptimin e fjalëve dhe frazave të dhëna të fjalorit përpara se t’i studioni shkrimet e shenjta dhe citimet.

  5. Read aloud. Që të ushtroni leximin dhe shqiptimin, sigurohuni që t’i lexoni me zë të lartë disa herë shkrimet e shenjta dhe citimet.

  6. Ponder. Këto pyetje janë hartuar për t’ju ndihmuar që të mendoni rreth parimit që po jepet mësim në histori. Shpenzoni kohë që t’i përsiatni ato. Nëse dëshironi, mund ta shkruani përgjigjen tuaj për pyetjen ose pyetjet.

  7. Write. Për këtë pjesë ju do të bëni një veprimtari të të shkruarit, të hartuar që t’ju ndihmojë për ta vënë në jetë parimin e historisë.

  8. Speak. Për këtë pjesë ju do të bëni një veprimtari të të folurit, të hartuar që t’ju ndihmojë për t’u zgjeruar mbi historinë që keni lexuar dhe parimin që keni mësuar. Veprimtari të tilla përfshijnë ritregimin e historisë, tregimin e një përvoje vetjake që lidhet me të, ose t’u tregoni të tjerëve ide dhe synime që lidhen me të.

Kyçi ndaj Udhëzimeve në këtë Fletore Pune

Tabela në vijim tregon udhëzimet që zakonisht përdoren në këtë fletore pune. Ikonat tregojnë zotësitë që do të përdoren në veprimtaritë. Shihni përkthimin për udhëzimet nëse nuk i kuptoni ato në anglisht.

ikona e dëgjimit
Listening

Dëgjimi

Listen.

Dëgjoni.

Listen and repeat.

Dëgjoni dhe përsëritni.

Listen to the question / example.

Dëgjojeni pyetjen/shembullin.

Listen and read.

Dëgjoni dhe lexoni.

Listen, and then answer the question.

Dëgjoni dhe më pas përgjigjuni pyetjes.

You may listen more than once.

Mund ta dëgjoni më shumë se një herë.

*Regjistrimi zanor për këtë fletore pune mund të gjendet te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose tek englishconnect.org/audio.

ikona e të folurit
Speaking

Të folurit

Repeat.

Përsëritni.

Answer aloud.

Përgjigjuni me zë të lartë.

Introduce __________.

Paraqitni __________.

Retell the story.

Ritregoni historinë.

Tell the story / scripture to _________.

Tregojani historinë/shkrimin e shenjtë _________.

Practice saying the questions aloud.

Ushtrohuni duke i thënë pyetjet me zë të lartë.

Say __________.

Thoni __________.

Practice saying __________.

Ushtrohuni duke thënë __________.

ikona e leximit
Reading

Leximi

Read aloud.

Lexoni me zë të lartë.

Read aloud, then listen.

Lexoni me zë të lartë, më pas dëgjoni.

Read the question.

Lexoni pyetjen.

Study the chart.

Studioni tabelën.

Choose the correct response.

Zgjidhni përgjigjen e saktë.

Choose all that are correct.

Zgjidhni të gjitha përgjigjet që janë të sakta.

Say Answer the questions.

Thoni Përgjigjuni pyetjeve.

Number the pictures.

Vëruni numra figurave.

Learn the vocabulary.

Mësojeni fjalorin.

Read the scriptures aloud.

Lexojini shkrimet e shenjta me zë të lartë.

Ponder.

Përsiatni.

ikona e shkrimit
Writing

Të shkruarit

Write the missing / correct word.

Shkruajeni fjalën që mungon/e duhur.

Rewrite the complete sentence.

Rishkruani fjalinë e plotë.

Write what you hear.

Shkruani atë që dëgjoni.

Fill in the blanks / missing words.

Plotësojini vendet bosh/fjalët që mungojnë.

Write an / the answer (in a complete sentence).

Shkruani një përgjigje/përgjigjen (me një fjali të plotë).

Finish the sentence.

Mbarojeni fjalinë.

Be creative.

Jini krijues/e.

Të mësuarit e një gjuhe të re është një proces që kërkon kohë, durim e këmbëngulje. Perëndia mund t’ju ndihmojë t’i plotësoni synimet tuaja. Lutuni për ndihmë. Plotësoni plot zell veprimtaritë në këtë fletore pune. Vini në jetë atë që po mësoni. Teksa veproni me besim për të kërkuar ndihmën e Perëndisë dhe bëni më të mirën që mundeni, do të përmirësohet aftësia juaj për të folur, dëgjuar, lexuar e shkruar në anglisht.

Urimet më të mira për udhëtimin tuaj të mësimit të anglishtes!