3
T’Gjeta Ty
1. Po kërkoja un’ një drit’.
Kam vrapuar n’mes të natës kudo në shkretëtir’.
Ende me shpres’ që një yll në qiell
Rrugën të ma tregoj’.
Kam provuar pa pushim
Por n’përpjekje t’ia dal vet’,
kam lënduar shpirtin tim.
Un’ e di, zjarrin ndeze Ti.
M’dhe dorën të ta kap.
[Chorus]
Po, Ti.
Kur shoh prapa në jet’,
Kur un’ isha në terr
Ishe Ti.
Shpirtin e cop’tuar,
Ma more Ti në krah’.
Ishe Ti.
Isha vetëm
Kur streh’ mua më dhe.
Tek fundosesha, dallgët fashite.
Kur të gjeta, gjeta veten.
2. Deri në hi, më rafinon ky zjarr.
Nga një këndvështrim i ri pash’, kur Ti m’i hape syt’.
Kur t’bie posht’ apo të ngrihem lart.
Vetëm kurr’ nuk jam.
Kur deti më hedh andej-këtej,
Dashuria jote lart më ngre.
Tani busulla ime je.
M’trego nga të ec.
[Chorus]
Po, Ti.
Kur shoh prapa në jet’,
Kur un’ isha në terr
Ishe Ti.
Shpirtin e cop’tuar,
Ma more Ti në krah’.
Ishe Ti.
Isha vetëm
Kur streh’ mua më dhe.
Tek fundosesha, dallgët fashite.
Kur të gjeta, gjeta veten.
[Chorus]
Kur shoh prapa në jet’,
Kur un’ isha në terr.
Shpirtin e cop’tuar,
Ma more Ti në krah’.
Isha vetëm
Kur streh’ mua më dhe.
Tek fundosesha, dallgët fashite.
Kur të gjeta, gjeta veten.
Fjalët dhe muzika nga Ysabelle Cuevas dhe Connor Austin
Arranged by Connor Austin, Mitch Davis, Todd Trần
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Kjo këngë mund të kopjohet për t’u përdorur me raste në Kishë ose në shtëpi, jo për tregti. Ky shënim duhet të përfshihet në çdo kopje që bëhet