Eja, Më Ndiq
17–23 Shkurt. 2 Nefi 11–25: “Ne Gëzohemi në Krishtin”


“17–23 Shkurt. 2 Nefi 11–25: ‘Ne Gëzohemi në Krishtin’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“17–23 Shkurt. 2 Nefi 11–25”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Isaia duke shkruar në pergamena

17–23 Shkurt

2 Nefi 11–25

“Ne Gëzohemi në Krishtin”

Përgatitja juaj për të dhënë mësim fillon kur lexoni 2 Nefin 11–25. Manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë që t’i kuptoni këta kapituj, dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide mbi mësimdhënien.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Përsëriteni shkurtimisht me fëmijët atë që mësuan për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij javën e kaluar. Nëse ata ia treguan gjërat që mësuan familjeve të tyre, nxitini ata që të flasin për këtë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

2 Nefi 12:2–3

Tempulli është shtëpia e Zotit.

Profecia e Isaias rreth “mali[t të] shtëpisë së Zotit”, mund të jetë një mundësi për t’u dhënë mësim fëmijëve rreth tempullit dhe për t’i ndihmuar ata që ta presin me padurim vajtjen atje një ditë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lëreni një fëmijë të mbajë një figurë të një tempulli (përvijimi i [mësimit të] kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ka një të tillë), dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë për tempullin. Lexojeni 2 Nefin 12:3 dhe shpjegoni se në këtë varg një profet me emrin Isaia profetizoi se në ditët e fundit do të kishte tempuj. Lexojeni përsëri vargun, dhe theksoni se kur ne shkojmë në tempull, Zoti “do të na mësojë udhët e tij” dhe do të na ndihmojë “të ecim në shtigjet e tij”.

  • Bëni një shteg në dysheme dhe në fund të shtegut, vendosni një figurë të tempullit me një mbulesë mbi figurë. Lërini fëmijët të ecin nëpër shteg dhe, teksa e bëjnë këtë, ndihmojini që të përsëritin frazën “ec[ni] në shtigjet e tij”. Kur fëmijët të mbërrijnë në fund të shtegut, lërini që ta zbulojnë figurën. Çfarë do të thotë të ecësh në shtigjet e Perëndisë?

  • Këndoni me fëmijët një këngë për tempullin, të tillë si “I Love to See the Temple [Dua ta Shoh Tempullin]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 99). Ndihmojini ata të gjejnë fjalë dhe fraza në këngë që na mësojnë se çfarë është tempulli dhe çfarë bëjmë atje.

2 Nefi 19:6; 25:26

“Ne gëzohemi në Krishtin.”

Nefi dhe Isaia kishin dëshmi për Shpëtimtarin, dhe dëshmitë e tyre i bënin ata të gëzuar. Ndihmojini fëmijët të shohin se ju “gëzohe[n]i në Krishtin”.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë që të mbajë një figurë të lindjes së Jezu Krishtit (të tillë si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 30) dhe ndihmojini fëmijët ta gjejnë foshnjën Jezus në figurë. Lexojeni 2 Nefin 19:6 ose shfaqni materialin filmik “Një Shpëtimtar Ka Lindur – Video për Krishtlindje” (ChurchofJesusChrist.org) dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë me gisht te Jezusi kur dëgjojnë fjalët fëmijë dhe bir. Shpjegoni se profeti Isaia, i cili i shkroi fjalët te 2 Nefi 19:6, kishte dijeni për lindjen e Jezusit qindra vjet para se të ndodhte.

    2:3
  • Tregoni një histori rreth Jezu Krishtit që sjell gëzim tek të tjerët. Nxirrni në pah çastet e gëzueshme te historia apo materiali filmik. Lexojeni 2 Nefin 25:26 dhe thoni përse ju “gëzohe[n]i në Krishtin”. Kërkojuni fëmijëve të flasin për mënyrën se si Jezusi u sjell gëzim atyre.

    7:45

2 Nefi 21:6–922

Mijëvjeçari do të jetë një kohë paqeje dhe gëzimi.

Pas Ardhjes së Tij të Dytë, Jezu Krishti do të banojë me popullin e Tij gjatë një periudhe paqeje të quajtur Mijëvjeçar.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve figura të kafshëve të përmendura te 2 Nefi 21:6–7 dhe kërkojuni fëmijëve të thonë emrat e kafshëve. Shpjegoni se këto kafshë janë zakonisht armiq, por Isaia dha mësim se pasi Jezu Krishti të vijë sërish, do të ketë një kohë paqeje, të quajtur Mijëvjeçari, kur kafshët nuk do ta lëndojnë njëra-tjetrën. Si mund ta ndjekim shembullin e këtyre kafshëve në mënyrën se si sillemi me njëri-tjetrin? Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të këtyre kafshëve duke jetuar në mënyrë paqësore së bashku.

  • Lexojeni 2 Nefin 22:5 dhe kërkojuni fëmijëve që t’ju ndihmojnë të gjeni një këngë që përshkruan “gjëra[t e] shkëlqyeshme” që ka bërë Zoti. Disa shembuj mund të përfshijnë “My Heavenly Father Loves Me [Ati Im Qiellor më Do]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 16) ose “Sa i Madh Je Ti” (Himne, nr. 42). Këndojeni këngën së bashku. Shpjegoni se në Mijëvjeçar, gjithsecili do t’i dijë “gjëra[t e] shkëlqyeshme” që ka bërë Zoti.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

2 Nefi 12:2–3

Tempulli është shtëpia e Zotit.

Si mund t’i përdorni këto vargje për t’i ndihmuar fëmijët ta presin me padurim ditën kur mund ta frekuentojnë tempullin?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të një tempulli (përvijimi i [mësimit të] kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet e ka një të tillë). Kërkojini një fëmije ta lexojë 2 Nefin 12:2–3 dhe ftojini fëmijët e tjerë që të mbajnë vesh për arsyet se përse tha Isaia na nevojiten tempuj. Ju mund të shpjegoni se Isaia e quajti tempullin “mali i shtëpisë së Zotit”. Pse është mali një simbol i mirë për tempullin?

  • Ftojini fëmijët që të bëjnë një vizatim të vetes së tyre duke shkuar në tempull. Nëse është e mundur, kërkojini njërit prej të rinjve ose njërës prej të rejave në lagje që t’u tregojë fëmijëve se si është të kryesh pagëzime për të vdekurit në tempull. Ky i ri/e re ose dikush tjetër në lagje, mund t’u mësojë fëmijëve se si t’i gjejnë emrat e paraardhësve të tyre që kanë nevojë për ordinanca tempulli.

2 Nefi 15:20

Satani përpiqet të më pështjellojë rreth së mirës dhe së keqes.

Ne jetojmë në një botë ku, siç profetizoi Isaia, njerëzit e quajnë të keqen të mirë dhe të mirën të keqe. Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta dallojnë një mashtrim të tillë?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve diçka të hidhur ose të thartë, të tillë si një turshi ose limon, brenda një letre karameleje. Lexojeni së bashku 2 Nefin 15:20 dhe shpjegoni se Satani përpiqet t’i bëjë gjërat që janë të këqija të duken të mira. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si e bën Satani këtë. Si mund t’i zbulojmë mashtrimet e tij?

  • Pse Satani e fsheh mëkatin?

    2:58

2 Nefi 17:14; 19:6; 25:23–26

“Ne gëzohemi në Krishtin.”

Fëmijët kanë nevojë ta dinë se ungjilli i Jezu Krishtit është gëzimplotë. Si do t’i ndihmoni ata të “gëzohe[n] në Krishtin”?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmjët të gjejnë emrat e Jezu Krishtit te 2 Nefi 17:14 dhe 19:6. Mund t’ju duhet të shpjegoni se “Emanuel” është një prej këtyre emrave, dhe do të thotë “Perëndia me ne”. Çfarë na mëson secili prej këtyre emrave për Të?

  • Vendoseni një figurë të Shpëtimtarit në tabelë dhe lexoni së bashku 2 Nefin 25:26. Përse Nefi foli dhe shkruajti kaq shumë për Jezu Krishtin? Lëreni secilin prej fëmijëve të shkruajë në tabelë, pranë figurës së Jezusit, një gjë rreth Shpëtimtarit që u sjell gëzim atyre.

  • Kërkojuni fëmijëve të mendojnë për dikë që do të donin ta “bind[nin] … të beso[nte] në Krisht” (2 Nefi 25:23). Si mund t’ua shprehim të tjerëve gëzimin që Shpëtimtari sjell në jetën tonë? Lërini fëmijët të shkruajnë ose të interpretojnë me role disa gjëra që mund të bëjnë, për ta ndihmuar personin për të cilin menduan, të besojë te Jezu Krishti.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të mendojnë një gjë që mund të bëjnë për t’u treguar familjeve të tyre se ata “gëzohe[n] në Krishtin”.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lërini fëmijët të jenë krijues. “Teksa u jepni mësim fëmijëve, lejojini të ndërtojnë, vizatojnë, ngjyrosin, shkruajnë dhe krijojnë. Këto gjëra janë më shumë sesa veprimtari argëtuese – ato janë thelbësore për të mësuarin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25).