2023
Si Mund të Besoj pa Parë?
Korrik 2023


“Si Mund të Besoj pa Parë?”, Liahona, korrik 2023.

Eja, Më Ndiq

Gjoni 20

Si Mund të Besoj pa Parë?

Jezusi duke iu shfaqur Të Dymbëdhjetëve pas Ringjalljes së Tij

Hollësi nga Christ Appears to the Twelve after the Resurrection [Krishti u Shfaqet Të Dymbëdhjetëve pas Ringjalljes], nga Scott Snow

Njëri nga Apostujt e Jezu Krishtit, Thomai, nuk e besoi se Krishti ishte ringjallur derisa e pa Atë në mish (shih te Gjoni 20:25). Kur Thomai më në fund e pa Shpëtimtarin e ringjallur, Shpëtimtari i tha atij: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar” (Gjoni 20:29).

Si mund ta ndjekim ftesën e Jezu Krishtit: “Mos ji mosbesues, por besues”? (Gjoni 20:27.)

Mënyra për të Forcuar Besimin dhe Dëshminë

Studiojini shkrimet e shenjta. “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë” (Romakëve 10:17).

Jetojeni ungjillin. “Në qoftë se dikush don të dijë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo unë flas nga vetja ime” (Gjoni 7:17).

Kërkoni zbulesë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. “E vërteta që ka më shumë rëndësi, vërtetohet vetëm me anë të zbulesës nga Perëndia. Arsyeja jonë njerëzore dhe përdorimi i ndjenjave tona fizike nuk do të jenë të mjaftueshme” (Henri B. Ajring, “Fryma e Shenjtë si Shoqëruesi Juaj”, Liahona, nëntor 2015, f. 104).