Nga Jeta e Profetit Jozef Smith
Një Njeri Bujar
Përshtatur nga Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (Melchizedek Priesthood and Relief Society course of study, 2007),423–25.
Pasi u vendosën në Navu, Ilinois, Jozefi dhe Ema Smithi ndërtuan Dyqanin me Tulla të Kuqe. Ai shërbeu si zyrë e Jozefit dhe si një biznes për të mbajtur familjen.
Unë do të marr 9 kile miell, Ema.
A do ndonjë gjë tjetër?
Xhejmsi kohët e fundit kishte shkuar nga Anglia në Navu me motrën e tij dhe bashkëshortin e saj, Henrin. Xhejmsi nuk ishte anëtar i Kishës.
Ne kemi kërkuar për punë gjithë ditën Henri. Unë nuk mendoj se do të gjejmë ndonjë gjë.
Le t’i kërkojmë Profetit ndihmë.
Xhejmsi nuk e kishte takuar kurrë Jozef Smithin apo të kishte qenë pranë tij më parë. Ai ndjeu fuqishëm shpirtin vetëm duke e parë atë.
Ai është vërtet një profet i Perëndisë Më Të Lartë.
Vëllezër, si mund t’ju ndihmoj sot?
Zoti Smith, a keni ndonjë vend pune?
A mund të bëni një kanal?
Ne do të bëjmë më të mirën.
Jozefi i mori burrat një copë rrugë nga dyqani dhe shtriu një metër shirit.
A mund të bëni një kanal një metër të gjerë dhe treçerek metri të thellë përgjatë kësaj vije?
Kur e mbaruan kanalin, ata e thirrën Jozefin ta shikonte.
Unë nuk do të mund ta bëja më mirë vetë. Ejani me mua.
Jozefi u dha burrave dy nga copat më të mëdha dhe më të mira të mishit që kishte dhe dy thasë me miell.
Kjo është shumë e tepërt, Jozef.
Ne do të bëjmë më shumë punë për këtë.
Nëse ju jeni të kënaqur, djema, edhe unë jam.
Për shkak të këtij takimi me mirësinë e Profetit dhe të përvojave të tjera në të cilat ai ndjeu forcën nga Perëndia të Jozefit, Xhejmsi e mësoi ungjillin dhe u pagëzua e u konfirmua një vit më pas.
Ilustrimet nga Sal Velluto dhe Eugenio Mattozzi