2009
Dua të Pagëzohem
Prill 2009


Muzika

Dua të Pagëzohem

Mendueshëm

1. Dua të pag’zohem, me t’bardha t’vishem,

Të ndjek Shpëtimtarin, të bëj ç’ësht’ e drejt’.

Me Të të lidh bes’, i vërtet’ t’jem gjithmon’,

Se Ai nga un’ këtë gjë dëshiron.

2. Dua të pag’zohem kur tet’ vjeç të mbush,

N’mbret’rinë e Krishtit nga kjo der’ t’hyj un’.

Emrin e Tij do t’mbaj, t’jem fëmij’ i Tij,

I denjë, i urt’ dhe më shum’ si Krishti.

3. Dua të pag’zohem me prift’rin e shenjt’,

Shpirtin e Per’ndis’ dhe pastrimin të kem.

Nëse i bindem, Shpirti do t’më drejtoj’

Tek Ati një ditë sërish un’ të shkoj.

me ndjenjë

ngadalësim

© 2003 nga Kathleen Holyoak dhe Gary Croxall. U rezervohen të gjitha të drejtat. Kjo këngë mund të kopjohet për përdorim të rastit, jofitimprurës në kishë ose në shtëpi. Të përfshihet ky shënim në çdo kopje që bëhet.