Duke Adhuruar Nëpërmjet HIMNEVE
Ngaqë “kënga e të drejtëve është një lutje për [Të]”, ne mund t’i afrohemi më shumë Shpëtimtarit nëpërmjet himneve.
Ah sikur të mund të këndoja si motra Shnajder. Ah sikur të mund të luaja në piano si vëllai Menendez. Sa herë i kemi dëgjuar apo menduar gjëra të tilla? Ndonjëherë e mendojmë talentin muzikor si një dhuratë të veçantë që i përket vetëm të tjerëve, një talent i bukur që e vlerësojmë por mendojmë se nuk e kemi.
Në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, muzika dhe të kënduarit janë për të gjithë. Nëpërmjet këndimit të himneve, ne mund të shprehim mirënjohje e lavdërime për Shëlbuesin tonë, të mësojmë ungjillin e Tij të rivendosur, ta kujtojmë Shlyerjen e Tij dhe të zotohemi ta ndjekim Atë.
Shprehni Mirënjohje dhe Lavdërim
Kur Izraeli i lashtë u çlirua nga Egjipti, “atëherë Moisiu dhe bijtë e Izraelit i kënduan [një] kantik Zotit” (Eksodi 15:1). Ndërsa jareditët kaluan oqeanin, “i kënduan lavde Zotit” (Ethëri 6:9). Dhe kur shenjtorët e parë të ditëve të mëvonshme përkushtuan Tempullin e Kirtlandit, ata kënduan himin e ri të Uilliam W. Felps: “Ky Shpirti i Perëndisë si një Zjarr Ja Po Digjet”. Në çdo periudhë ungjillore fëmijët e Perëndisë kanë ngritur zërat e tyre për ta lavdëruar Atë me muzikë.
Shumë nga himnet tona sot kanë këtë shpirt gëzimi dhe lavdërimi. Për shembull, një tjetër himn i bukur nga Uilliam W. Felps shpall:
Himnet gjithashtu i japin zë mirënjohjes sonë për bekime të veçanta, siç shprehen në këtë varg të njohur:
Ndërsa i këndojmë këto himne, ne ndjekim urdhërimin: “Në qoftë se je i gëzuar, lavdëro Zotin me këngë, muzikë, … dhe me një lutje përlëvdimi dhe falënderimi” (DeB 136:28).
Mësoni Ungjillin e Tij
Përveç shprehjes së mirënjohjes dhe lavdërimit, himnet gjithashtu na japin mundësi të mësojmë ungjillin e Jezu Krishtit. Për shembull, ky himn i njohur fëmijësh e shpjegon shumë thjesht dhe bukur marrëdhënien tonë me Atin tonë në Qiell:
Himne të tjera na tregojnë si të jetojmë parime të ugjillit, të tilla si ky himn i preferuar, i shkruar në kohën e pionierëve:
Disa nga himnet tona më të bukura, na mësojnë të ndjekim shërbëtorët e Krishtit, profetët e Tij të zgjedhur në ditën tonë. “Lavdi Njeriut”, për shembull, na ndihmon të kujtojmë rolin e rëndësishëm të Profetit Jozef Smith në Rivendosjen e ungjillit:
Nëse meditojmë këto dhe himne të tjera dhe studiojmë referencat e shkrimeve të shenjta të renditura në librin e himneve, këto gjëra mund të na ndihmojnë të mësojmë ungjillin dhe ta kujtojmë Shpëtimtarin në jetën tonë të përditshme.
Kujtoni Shlyerjen e Tij
Një nga mënyrat më të rëndësishme se si ne e kujtojmë Shpëtimtarin është duke marrë sakramentin çdo javë. Në përgatitje të kësaj ngjarjeje të shenjtë, ne këndojmë një himn. Himnet e sakramentit na kujtojnë për sakrificën e Krishtit dhe kuptimin e saj për ne:
Shiko Shëlbuesi i madh që vdes,
që të kënaq’ një ligj pa shpres’.
Për m’katet tona vdes ai, …
Të shtrenjtin gjak për ne e dha
dhe fli u bë për ne.
Një fli pa faj për tonat faj’,
Mendoj duart e tij t’gjakosura për borxhin tim!
A mund ta harroj k’të dashuri edhe flijim?
Jo, jo, un’ lavdi do t’i thurr, do ta adhuroj,
Nëse këndohen mendueshëm dhe me ndjenja lutjeje, fjalët e himneve të sakramentit na ndihmojnë të përqendrohemi tek Shpëtimtari. Ato na përgatisin ta marrim sakramentin me domethënie, të rizotohemi të marrim emrin e Krishtit mbi vete, gjithmonë ta kujtojmë Atë dhe të mbajmë urdhërimet e Tij.
Zotohuni ta Ndiqni Jezu Krishtin
Zotimi për ta ndjekur Shpëtimtarin shprehet në shumë nga himnet tona. Ndërsa i këndojmë këto himne, ne i dëshmojmë Atit tonë në Qiell se dëshirojmë ta ndjekim Birin e Tij. Për shembull, mendoni për këto vargje:
Himni “Do të Shkoj ku Ti Do që të Shkoj”, shpreh një gjë të ngjashme:
Këngët tona – qoftë lavdërimi, mirënjohjeje, njohurie, kujtimi apo zotimi – i pëlqejnë Zotit. Ai ka thënë: “Shpirti im kënaqet në këngën e zemrës; po, kënga e të drejtëve është një lutje për mua dhe ajo do të marrë përgjigje me një bekim mbi kokat e tyre” (DeB 25:12).
Për fat të mirë, Zoti nuk tha: “Vetëm këngët e bukura janë një lutje për mua”, ose “Unë do të dëgjoj vetëm ata me talent muzikor”. Në muzikën tonë ashtu si në jetën tonë, Ai është më i shqetësuar për gjendjen e zemrës sonë sesa për aftësinë tonë.
Çfarëdo qoftë niveli i aftësisë sonë, të gjithë mund të marrim pjesë në muzikë duke kënduar himnet. Ndërsa këndojmë me gjithë zemër, ne vijmë te Krishti nëpërmjet himneve.