2025
Çfarë dimë rreth barinjve në Krishtlindjen e parë?
Për Forcën e Rinisë, Dhjetor 2025


Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Dhjetor 2025

Çfarë dimë rreth barinjve në Krishtlindjen e parë?

e re

Shepherds [Barinjtë], nga Brian Call

Ne dimë disa gjëra rreth barinjve në Krishtlindjen e parë.

Ata ishin afër Bethlehemit. Barinjtë ishin “në po atë krahinë” ku ndodhi lindja e Krishtit (Lluka 2:8). Gjithashtu, ata qenë në gjendje të arrinin në Bethlehem në këmbë ndërkohë që Ai ishte ende aty (shih te Lluka 2:15–16).

Ata po bënin detyrën e tyre. Këta barinj po “rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre” (Lluka 2:8). Ata ishin barinj të mirë e besnikë, sikurse Shpëtimtari, Bariu i Mirë (shih te Gjoni 10:11, 14).

Ata i dinin profecitë për Mesian. Me sa duket, ata e dinin për çfarë e kishte fjalën engjëlli kur ai lajmëroi lindjen e “Krishti[t], Zoti[t]” (Lluka 2:11), Mesias për të cilin ishte profetizuar në lashtësi.

Ata kishin zell të madh. Kur engjëlli u tregoi për “fëmijë[n] … të shtrirë në një grazhd” (Lluka 2:12), ata shkuan “me nxitim” për ta parë Atë (Lluka 2:16).

Ata e përhapën lajmin e mirë. Ata “përhapën” atë që dëgjuan dhe panë lidhur me mesazhin e engjëllit rreth lindjes së Krishtit (Lluka 2:17).

Ata e falënderuan dhe e lëvduan Perëndinë. Pas gjithë kësaj, ata “u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë” (Lluka 2:20).