2025
Shenjtorët Shkojnë në Perëndim
Miku, Dhjetor 2025


“Shenjtorët Shkojnë në Perëndim”, Miku, dhjetor 2025, f. 26–28.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Dhjetor 2025

Shenjtorët Shkojnë në Perëndim

Brigam Jangu duke vështruar teksa njerëzit punojnë për Tempullin e papërfunduar të Navusë

Pasi vdiq Jozef Smithi, Brigam Jangu dhe Apostujt e tjerë e udhëhoqën Kishën. Brigami e dinte që shenjtorët duhej të largoheshin nga Navuja pasi nuk ishte vend i sigurt. Por Zoti donte që ata, së pari, të përfundonin ndërtimin e tempullit.

Brigam Jangu duke u uruar njerëzve mirëseardhjen në tempull

Kur tempulli qe gati, mijëra shenjtorë bënë besëlidhje me Zotin dhe u vulosën si familje.

Shenjtorët duke ecur përmes një stuhie dëbore

Tani qe koha që të nisnin udhëtimin e tyre drejt perëndimit. Moti qe i ftohtë dhe njerëzit qenë të sëmurë e të uritur.

Familje duke ndihmuar të tjerët që të marrin ushqim dhe batanije në të ftohtë

Brigami u lut për ndihmë. Zoti tha që ata duhet të ndihmonin njëri‑tjetrin dhe Ai do t’i bekonte e ndihmonte.

Një familje e gjunjëzuar pranë një varri

Udhëtimi ishte ende shumë i vështirë. Disa njerëz vdiqën. Por për shkak të besëlidhjeve të tyre në tempull, shenjtorët e dinin se do t’i shihnin përsëri pjesëtarët e tyre të familjes.

Brigam Jangu në një karro, e drejtuar me pamje nga Lugina e Solt‑Lejkut

Shenjtorët e parë mbërritën në Luginën e Solt‑Lejkut në vitin 1847. Këtu, ata mund të adhuronin Zotin dhe ta kryenin veprën e Tij në paqe.

Figura të tempujve dhe misionarëve me globin në sfond

Me kalimin e viteve, mbërritën më shumë shenjtorë dhe ndërtuan më shumë tempuj. Misionarët udhëtuan në të gjithë botën për të dhënë mësim ungjillin e Jezu Krishtit. Kisha e Shpëtimtarit vazhdoi të rritej, duke i bekuar fëmijët e Atit Qiellor kudo.

Faqe për Ngjyrosje

Ai Është Drita, Jeta dhe Shpresa e Botës

Faqe për ngjyrosje në formatin PDF e Jezusit foshnjë në grazhd dhe e një qengji

Ilustrimi nga Corey Egbert

Çfarë bëni në Krishtlindje për ta kujtuar Jezu Krishtin?