2025
Xhejn Meningu Udhëton për në Navu
Tetor 2025


“Xhejn Meningu Udhëton për në Navu”, Miku, tetor 2025, f. 26–28.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Tetor 2025

Xhejn Meningu Udhëton për në Navu

Një burrë duke pagëzuar Xhejn Meningun në një ambient të jashtëm

Atje ku jetonte Xhejn Meningu, disa njerëz e trajtonin keq atë për shkak të ngjyrës së lëkurës. Një ditë, ajo dëgjoi mësimin e një misionari. Së shpejti u pagëzua.

Xhejni dhe familja e saj duke qëndruar në breg pranë një varke

Edhe familja e Xhejnit u pagëzua. Të gjithë ata dëshironin të ishin me shenjtorët në Navu. Ndaj filluan udhëtimin e tyre.

Xhejni dhe familja e saj duke mbajtur bagazhe dhe duke parë varkën të largohej në lumë

Familja e Xhejnit dëshironte të udhëtonte me varkë për një pjesë të udhëtimit, por ata nuk kishin mjaft para. Ndaj atyre iu desh të ecnin 1300 km.

Xhejni dhe familja e saj duke ecur me këpucë të konsumuara dhe veshje të ndotura

Atyre iu desh të kalonin një përrua të thellë dhe të flinin jashtë në të ftohtë. Por ishin të vendosur të mbërrinin në Navu. Ata i jepnin zemër vetes duke kënduar ndërsa ecnin.

Xhejni duke i fashuar këmbën një burri

Familja e Xhejnit eci derisa këpucët e tyre u grisën dhe u dhembnin këmbët. Por kur ata iu lutën Perëndisë për ndihmë, Ai ua shëroi këmbët.

Një grup njerëzish duke parë Xhejnin me një grua tek mbante në krahë një fëmijë të sëmurë

Ata i ndihmuan njerëzit që njohën përgjatë rrugës. Ata madje ndihmuan një fëmijë të sëmurë të shërohej për shkak të besimit të tyre.

Xhejni duke përqafuar Ema Smithin dhe Jozef Smithi duke buzëqeshur

Më në fund, Xhejni dhe familja e saj mbërritën në Navu! Kur Jozef Smithi dëgjoi për gjithçka që kishin kaluar, ai i tha Xhejnit: “Perëndia të bekoftë! Je mes miqsh tani.”

Faqe për Ngjyrosje

Jezusi Dëshiron që Unë t’i Dua të Gjithë

Faqe për ngjyrosje në formatin PDF me dy fëmijë të ulur së bashku në një kolltuk

Ilustrimi nga Corey Egbert

Si e tregon dashurinë ndaj të tjerëve?