“Jezu Krishti Shëroi një Burrë”, Miku, nëntor 2023, f. 24–25.
Historitë e Jezusit
Jezu Krishti Shëroi një Burrë
Hiqe këtë faqe dhe palose në gjysmë. Pastaj mbaje figurën lart ndërkohë që tregon historinë.
Ilustrimet nga Sam Lawlor
Një ditë, Jezu Krishti pa një burrë që ishte i verbër. Disa njerëz menduan se Perëndia e bëri burrin të verbër për ta ndëshkuar atë. “A mëkatoi ky njeri? Apo mëkatuan prindërit e tij?” – pyetën ata.
Jezusi tha se verbëria e burrit nuk ishte një ndëshkim. “As ai, as prindërit e tij s’kanë mëkatuar”, – tha Ai.
Jezusi vuri ca baltë mbi sytë e burrit. Më pas Ai i tha burrit të lahej në një pellg me ujë. Kur burri bëri atë që i tha Jezusi, ai u shërua! Burri mundi të shihte.
Nganjëherë na ndodhin gjëra të vështira. Jezu Krishti dhe Ati Qiellor mund të na ndihmojnë të mësojmë, të rritemi e të kemi paqe. Ata na duan dhe dëshirojnë të na bekojnë!