Vizita te Sheshi i Xhirimeve i Materialeve Filmike për Librin e Mormonit
Jo shumë kohë më parë, ne vizituam njërin nga sheshet e xhirimeve ku po filmohej një material i ri filmik për Librin e Mormonit. Pamë skenën ku Jezu Krishti i vizitoi fëmijët një e nga një.
Pamë teksa fëmijët i prekën duart aktorit që luante rolin e Jezusit. Ai u foli atyre në një mënyrë të këndshme dhe të butë, ashtu siç do të bënte Jezusi.
Fëmijët na thanë se për shkak të përvojës së tyre, dëshmia e tyre për Librin e Mormonit, u bë edhe më e fortë. Jezusi erdhi vërtet te nefitët. Ai i bekoi vërtet fëmijët. Historia është e vërtetë.
Ti mund ta dish atë gjithashtu. Studioje Librin e Mormonit. Shihi materialet filmike për Librin e Mormonit. Teksa e bën këtë, mund të afrohesh më shumë me Jezusin. Ti je i/e çmuar për Të. Dhe Fryma e Shenjtë do të të ndihmojë ta ndiesh dashurinë dhe paqen e Shpëtimtarit.
Aktori që e luajti rolin e Jezusit, ishte i sjellshëm dhe i butë.
Presidencës së Fillores i pëlqeu shumë që të takohej me fëmijët në sheshin e xhirimeve të materialeve filmike.
Në këtë skenë, engjëjt mbaheshin lart nga tela!
Në materialin filmik ka shumë fëmijë.
Kjo vajzë ndihmoi që operatori të qëndronte në hije.
Pata ndjesinë sikur po jetoja në kohën e Librit të Mormonit.
Emoani W., 11 vjeçe
Më ndihmoi të di se Jezusi i vizitoi vërtet këta njerëz.
Ajzek P., 7 vjeç
Kur u shfaqën Jezusi dhe engjëjt, kjo më bëri të lumtur.
Lili W., 8 vjeçe
Mund t’ua tregosh të gjithëve materialin filmik.
Kesëll W., 9 vjeç
Do të mësosh më shumë rreth Jezu Krishtit.
Kristina C., 9 vjeçe
Më bëri të pyes veten se si do të ndihesha po ta takoja Jezusin.
Ret M., 4 vjeç