2022
Jozefi Përgatitet për Kohë të Vështira
Mars/Prill 2022


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Jozefi Përgatitet për Kohë të Vështira

Mund ta lexosh këtë histori te Zanafilla 41.

Joseph speaking to the pharaoh in Egypt

Jozefi ishte një profet. Ai jetonte në Egjipt. Një natë Faraoni, mbreti i Egjiptit, pa një ëndërr të çuditshme. Ai e pyeti Jozefin se çfarë donte të thoshte ëndrra.

young boy holding out empty plate

Perëndia e ndihmoi Jozefin ta kuptonte ëndrrën. Për shtatë vjet, njerëzit do të kishin shumë ushqim. Pastaj për shtatë vjet, ata nuk do të kishin mjaftueshëm. Jozefi ia tha Faraonit.

Joseph helping save grain

Jozefi tha se ata duhej të kursenin ushqime tani. Atëherë ata do të ishin gati për kohë të vështira. Faraoni e ngarkoi Jozefin me detyrën e ruajtjes së ushqimeve. Jozefi punoi shumë.

Joseph helping hand out bags of food

Kur erdhën shtatë vitet e zisë së bukës, njerëzit kishin ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ata madje kishin mjaft për t’u dhënë të tjerëve.

children walking to church and holding umbrella in rain

Unë mund të përgatitem tani. Me ndihmën e Perëndisë, unë mund t’i kaloj kohët e vështira!

coloring page of boy waving while friend drives away

Ilustrimet nga Apryl Stott