Konferenca e Përgjithshme
Ide për t’u Përgatitur


“Ide për t’u Përgatitur për të Marrë Pjesë në Konferencën e Përgjithshme”, Ide për t’u Përgatitur për të Marrë Pjesë në Konferencën e Përgjithshme (2020)

“Ide për t’u Përgatitur për të Marrë Pjesë në Konferencën e Përgjithshme”, Ide për t’u Përgatitur për të Marrë Pjesë në Konferencën e Përgjithshme

nënë e bijë duke parë konferencën e përgjithshme

Ide për t’u Përgatitur për të Marrë Pjesë në Konferencën e Përgjithshme

Çdo prill dhe tetor, kemi privilegjin të dëgjojmë mesazhe frymëzuese dhe udhërrëfyese nga Ati Qiellor nëpërmjet Profetit, Apostujve dhe udhëheqësve të tjerë të Tij të Kishës. Konferenca e përgjithshme është një dhuratë e mahnitshme, një dhuratë nga e cila duhet të përpiqemi të korrim sa më shumë përfitime që mundemi!

A po e pyesni veten se si mund të përgatiteni më mirë për ta “dëgjuar Atë” gjatë konferencës së përgjithshme të ardhshme? Këtu janë katër ide:

Bëni Pyetje dhe Kërkoni Përgjigje

Ne duhet t’i qasemi konferencës së përgjithshme me pyetje në mendje. Plaku Diter F. Uhtdorf dha mësim: “Përgjigje për lutjet tuaja të posaçme mund të vijnë drejtpërdrejt nga një bisedë e veçantë apo një fjali konkrete. Herë të tjera, përgjigjet mund të vijnë nga një fjalë, fjali apo këngë në dukje pa lidhje. Një zemër e mbushur me mirënjohje për bekimet e jetës dhe një dëshirë e sinqertë për të dëgjuar dhe ndjekur fjalët e këshillës do të përgati[t]in rrugën për zbulesë vetjake” (“Konferenca e Përgjithshme – Bekim i Pazakontë”, Liahona, shtator 2011, f. 5).

0:57

Pra, ndërsa përgatiteni për konferencën e përgjithshme, mendoni rreth pyetjeve që i keni bluar në mendjen tuaj, shkruajini ato dhe më pas dëgjoni për përgjigjet që Zoti do t’ju dërgojë nëpërmjet shërbëtorëve të Tij gjatë konferencës së përgjithshme.

Hapeni Zemrën dhe Mendjen Tuaj dhe Dëgjojeni Atë

Përveç përgjigjeve për pyetjet tuaja, Zoti mund të ketë gjëra të tjera që Ai dëshiron t’ju thotë. Jini të hapur ndaj çfarëdo mesazhesh që Ai mund të ketë për ju. Nëse i luteni Atij dhe kërkoni sinqerisht ndihmë për ta dëgjuar e dalluar zërin e Tij, Ai do t’ju ndihmojë t’i gjeni ato mesazhe që janë posaçërisht për ju gjatë konferencës së përgjithshme. Për ta zhvilluar këtë marrëdhënie dhe aftësi, shikoni se si çdo Apostull i Zotit e “dëgjon Atë”.

individ duke shkruar në ditar

Mësoni më Shumë rreth Dëshmitarëve të Veçantë të Jezu Krishtit

Një arsye përse e duam kaq shumë konferencën e përgjithshme, është se ajo na jep një mundësi për të dëgjuar Apostujt e Zotit Jezu Krisht të bëjnë atë që u thirrën të bënin – të japin dëshmitë e tyre si dëshmitarë të veçantë të Tij. Ndërsa i dëgjoni mesazhet e tyre, dëgjoni veçanërisht për atë që ata e japin mësim rreth Jezu Krishtit. Shikojeni këtë si një mundësi për të thelluar besimin tuaj te Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth këtyre dëshmitarëve të veçantë të Jezu Krishtit, ka burime të shkëlqyera në faqen e Kishës në internet. Këto burime janë një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar rreth udhëheqësve të Kishës dhe për ta thelluar dëshminë tuaj për thirrjet e tyre të veçanta.

familje duke parë konferencën e përgjithshme

Ftojini të Tjerët të Marrin Pjesë në Konferencën e Përgjithshme

Ashtu siç Ai ka mesazhe për ju, Perëndia dëshiron t’iu flasë të gjithë fëmijëve të Tij. Mendoni për dikë që e njihni, i cili do të përfitonte nga të dëgjuarit e zërit të Zotit gjatë konferencës së përgjithshme. Ka shumë mënyra për t’i ftuar të tjerët të përjetojnë konferencën e përgjithshme:

Pas Konferencës

Konferenca e përgjithshme mund të jetë një gosti për njohuri shpirtërore dhe zbulesë. Për t’ju ndihmuar që të mbani mend përvojat shpirtërore që i patët, ju mund të shkruani në ditarin tuaj se për cilat pyetje morët përgjigje, cilat biseda ju frymëzuan dhe në çfarë mënyrash dëshironi të përmirësoheni. Gjithashtu mund t’ua shprehni mendimet tuaja njerëzve që i doni. Mendoni se si ju ka afruar konferenca më pranë Krishtit dhe çfarë do të bëni për të vazhduar që ta ndiqni Atë dhe fjalët e profetëve të Tij. Ashtu siç dha mësim Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë: “Nëse i mirëbesoni Perëndisë sa të dëgjoni për mesazhin e Tij në çdo predikim, këngë dhe lutje në këtë konferencë, ju do ta gjeni atë. Dhe nëse shkoni e bëni atë çfarë Ai do që ju të bëni, fuqia juaj për t’i mirëbesuar Atij do të rritet dhe me kohë ju do të pushtoheni nga mirënjohja [kur të zbuloni se] Ai ka arritur t’ju mirëbesojë juve” (“Mirëbeso tek Perëndia, Pastaj Shko dhe Bëj”, Liahona, nëntor 2010, f. 73).

Këtu janë burime shtesë për të shtuar përvojën tuaj të konferencës së përgjithshme:

Hidhini një sy materialit Mënyrat për ta Parë ose Dëgjuar Konferencën e Përgjithshme Drejtpërsëdrejti për të ditur se si ta shikoni.