Rinia
Fanar Drite
Presidenti Monson jep mësim se të rinjtë e Kishës “kanë një thirrje për të qëndruar si një fanar tempulli, duke e pasqyruar dritën e ungjillit në një botë gjithnjë e më të errët”. Ai jep disa mënyra se si ju mund ta bëni këtë:
-
Ndajeni ungjillin
-
Besoni
-
Zhvillojeni besimin
-
Jini një dritë për të tjerët
-
Ushqejeni dëshminë tuaj derisa të bëhet një spirancë në jetën tuaj
-
Lutuni dhe studiojini shkrimet e shenjta
-
Lutuni në mënyrë të vazhdueshme e të qëndrueshme
-
Shërbeni
-
Binduni
Merrni parasysh ta vlerësoni veten nga 1 deri në 5 në secilën prej këtyre fushave. Për fushat me rezultat më të ulët, mund t’i studioni këto tema në shkrimet e shenjta ose t’i kërkoni ato në LDS.org. Pasi t’i keni studiuar këto tema, mund të mendoni për mënyra se si mund t’i forconi këto fusha e të vendosni synime për të bërë kështu.