2013
Unë Munda ta Lija të Shkonte Pikëllimin Tim
shtator 2013


Rinia

Unë Munda ta Lija të Shkonte Pikëllimin Tim

Autori është nga Tajvani.

Kur miqtë e mi, vëllai Çen dhe e shoqja, u pagëzuan në lagjen tonë, u gëzova pa masë. Një vit pas pagëzimit të tyre, ata u vulosën në tempull dhe i biri që kishte ndërruar jetë përpara se të bashkoheshin me Kishën, u vulos me ta. Qe e mrekullueshme ta shihje çiftin Çen të rritej në ungjill!

Më vonë, vëllai Çen vdiq në një aksident me makinë, vitin pasues. Pas aksidentit, vdekja e tij dukej se më rrinte përherë në mendje dhe shpesh më përndiqte nëpër ëndrra. Zgjohesha në lot dhe pyesja pareshtur: “Pse? Pse e lejon Zoti që të ndodhë një tragjedi e këtij lloji? Përse një gjë e tillë duhet t’i ndodhte kësaj familjeje të bukur?” Një ditë, kur po mundohesha nga këto pyetje, mora një manual mësimi dhe lexova këto fjalë nga Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985):

“Nëse do ta konsiderojmë vdekshmërinë si tërësinë e ekzistencës, atëherë dhembja, hidhërimi, dështimi dhe jeta e shkurtër do të ishin një gjëmë. Por nëse e shohim jetën si një gjë të përjetshme që shtrihet larg në të shkuarën e paralindjes dhe në vazhdim në të ardhmen e përjetshme të pasvdekjes, atëherë të gjitha ngjarjet mund të vendosen në këndvështrimin e duhur. …

A nuk jemi të ekspozuar ndaj tundimeve që të provohet forca jonë, ndaj sëmundjeve që të mund të mësojmë durimin, ndaj vdekjes që të mund të bëhemi të pavdekshëm e të përlëvduar?”

Në atë çast, vendosa ta lija të shkonte pikëllimin tim dhe të shihja drejt së ardhmes së premtuar e të mundur. Pashë me sytë e mendjes vëllanë Çen të ribashkuar lumturisht me familjen e tij. Ajo pamje më solli paqe. E di se Ati Qiellor do të na japë urtësinë dhe guximin për t’u përballur me fatkeqësitë.

Shënim

  1. Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball (2006) f. 15.