2013
Bëni Inventar
gusht 2013


Rinia

Bëni Inventar

Presidenti Ajring citon Presidentin Spenser W. Kimball (1895–1985) duke thënë se “ditarët janë një mënyrë për të numëruar bekimet tona dhe për të lënë një inventar të këtyre bekimeve për pasardhësit tanë”. Në konferencën e përgjithshme të tetorit 2012, Presidenti Tomas S. Monson dha dëshminë vetjake për të shkruarit në ditar. Ai tregoi disa përvoja nga jeta e tij, duke shtuar: “Ditari im i përditshëm, i mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve, ka ndihmuar në sigurimin e disa veçorive që në të kundërt ka shumë gjasa që nuk do të isha në gjendje t’i rrëfeja”. Ai këshilloi: “Bëni një inventar të jetës suaj dhe … shikoni në mënyrë të hollësishme për bekimet, të mëdha e të vogla, që keni marrë” (“Merrni Parasysh Bekimet”, Liahona dhe Ensign, nëntor 2012, f. 86). Punoni për ta ndjekur këshillën e këtyre profetëve dhe vendosni synime që të shkruani në ditarin tuaj.