Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Tetor 2025
Përse Zoti ka një Kishë?
Qëllimi i Kishës së Krishtit është “t’iu mundësojë individëve dhe familjeve që të ndihmojnë Perëndinë për përmbushjen e veprës së Tij për shpëtimin dhe ekzaltimin”. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ndihmon “t’i kualifikojë fëmijët e [Perëndisë] për shkallën më të lartë të lavdisë, që është ekzaltimi ose jeta e përjetshme”.
“Shpëtimtari … i dha [Kishës] mandatin për të përmbushur qëllimet e Tij: predikimin e ungjillit të Tij, ofrimin e ordinancave dhe besëlidhjeve të Tij dhe bërjen të mundur që fuqia e Tij të na shfajësojë e shenjtërojë.”
Anëtarët e Kishës kanë qasje te fuqia dhe bekimet e Jezu Krishtit nëpërmjet autoritetit dhe çelësave të priftërisë, besëlidhjeve dhe ordinancave, udhërrëfimit profetik, shkrimeve të shenjta dhe një komuniteti shenjtorësh.
Kisha gjithashtu është urdhëruar: “Ngrihuni e shkëlqeni, që drita juaj të mund të jetë një flamur për kombet” (Doktrina e Besëlidhje 115:5).
Anëtarët e Kishës përpiqen fort të “shkëlqe[jnë]” duke e jetuar ungjillin, duke i ftuar të gjithë ta pranojnë ungjillin, duke i bashkuar familjet për përjetësinë dhe duke u përkujdesur për të varfrit dhe nevojtarët. Kjo është vepra e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin.
© 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, October 2025. Albanian. 19624 101