Miku
Pashka Judease
Miku, Prill 2026


“Pashka Judease”, Miku, prill 2026, f. 46–48.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Prill 2026

Pashka Judease

Ilustrim i Moisiut dhe Aaronit duke i folur faraonit

Moisiu shkoi te faraoni dhe i kërkoi që të linte të lirë skllevërit izraelitë. Faraoni refuzoi. Zoti i dërgoi plagë Egjiptit, por faraoni ende tha jo.

Ilustrim i Moisiut duke u folur njerëzve

Zoti tha se Ai do të dërgonte një plagë të fundit. Do të vdiste fëmija i parëlindur i çdo familjeje në Egjipt. Por nëse izraelitët do t’i ndiqnin udhëzimet e Tij, plaga do të kalonte mbi ta.

Ilustrim i burrit duke lyer kornizën e derës, me fëmijët duke parë

Zoti u tha izraelitëve që të flijonin një qengj të përsosur mashkull dhe të lyenin me gjakun e qengjit mbi dyert e tyre.

Ilustrim i faraonit duke vajtuar për birin e tij të vdekur

Plaga erdhi. Të gjithë të parëlindurit egjiptianë vdiqën, përfshirë birin e faraonit. Por të parëlindurit izraelitë u shpëtuan ngaqë iu bindën Zotit.

Ilustrim i faraonit të zemëruar duke dërguar ushtrinë

Faraoni u thotë Moisiut dhe izraelitëve të largohen nga Egjipti. Por faraoni ishte i zemëruar. Ai dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas.

Ilustrim i izraelitëve që i ndjek ushtria

Izraelitët e ngritën kampin buzë Detit të Kuq. Kur panë se egjiptianët po vinin, ata u frikësuan. Moisiu tha se Zoti do t’i mbronte.

Ilustrim i Moisiut duke ndarë Detin e Kuq

Moisiu e ngriti bastunin e tij dhe Zoti e ndau detin. Izraelitët kaluan përmes në tokë të thatë.

Ilustrim i Detit të Kuq duke rënë mbi ushtrinë egjiptiane

Kur izraelitët ishin të sigurt në anën tjetër të detit, uji zbriti dhe e mbyti ushtrinë. Izraelitët më në fund ishin të lirë.

Faqe për Ngjyrosje

Jezu Krishti u Ringjall për Mua

Faqe në formatin PDF e një veprimtarie për të ngjyrosur varrin e zbrazët të Shpëtimtarit

Ilustrimet nga Audrey Day. Mund të kopjohet për përdorim vetëm në Kishë.

Çfarë mund të bësh që ta kujtosh Jezu Krishtin këtë Pashkë dhe gjatë gjithë vitit?