Miku
Noeu dhe Arka
Miku, Shkurt 2026


“Noeu dhe Arka”, Miku, shkurt 2026, f. 46–48.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Shkurt 2026

Noeu dhe Arka

Ilustrim i Noeut dhe familjes së tij duke u kujdesur për delet

Noeu dhe familja e tij i bindeshin Zotit. Të gjithë njerëzit e tjerë ishin shumë të ligj. Zoti i tha Noeut se një përmbytje do të mbulonte tokën nëse njerëzit nuk do të pendoheshin.

Noeu duke predikuar

Noeu u tha njerëzve se Zoti i donte ata dhe dëshironte që të pendoheshin dhe të kishin besim te Jezu Krishti. Ata nuk do të dëgjonin.

Noeu dhe familja e tij duke ndërtuar arkën

Zoti i tha Noeut të ndërtonte një anije të madhe të quajtur arkë. Arka do ta mbante familjen e Noeut të sigurt gjatë përmbytjes.

Kafshë duke u futur në arkë

Familja e Noeut mori ushqime në arkë. Zoti dërgoi të paktën dy kafshë nga çdo lloj për Noeun që t’i fuste brenda në arkë. Pastaj filloi të binte shi.

Arka duke qëndruar mbi oqean

Ra shi për 40 ditë dhe 40 net. Një përmbytje e mbuloi tokën, ashtu siç kishte paralajmëruar Zoti.

Noeu dhe familja e tij brenda në arkë

Familja e Noeut dhe të gjitha kafshët në arkë lundruan të sigurta mbi ujë.

Familja e Noeut dhe kafshët duke qëndruar në tokë dhe duke parë drejt një ylberi

Kur përmbytja mbaroi, arka zbarkoi në tokë të thatë. Noeu dhe familja e tij e falënderuan Zotin që i kishte mbrojtur. Zoti premtoi që nuk do ta përmbyste më kurrë tokën. Ai dërgoi një ylber si një kujtues të premtimit të Tij.

Faqe për Ngjyrosje

Ndjekja e Profetit të Zotit do të më Bekojë

Faqe në formatin PDF

Ilustrimi nga Audrey Day

Çfarë mund të bësh për ta ndjekur profetin?