2025
Burgu i Libertisë
Gusht 2025


“Liberty Jail” [“Burgu i Libertisë”], Friend [Miku], gusht 2025, f. 26–28.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Gusht 2025

Burgu i Libertisë

Shtëpi në flakë dhe burra të inatosur me armë

Shumë njerëzve që jetonin në Misuri, nuk u pëlqenin shenjtorët. Guvernatori dërgoi ushtarë për t’i detyruar që të largoheshin.

Burrë mbi një kalë duke i drejtuar shpatën Jozef Smithit

Ushtarët arrestuan Jozef Smithin dhe udhëheqës të tjerë të Kishës. Një natë, rojat po qeshnin për gjërat e këqija që u kishin bërë shenjtorëve.

Jozef Smithi me zinxhirë rrotull kyçeve, i ngritur në këmbë dhe duke u folur burrave

Jozefi u ngrit në këmbë dhe bërtiti: “Heshtje!” Ai foli me fuqinë e Perëndisë. Rojat kërkuan ndjesë dhe e ndaluan bisedën.

Jozef Smithi dhe burra të tjerë në Burgun e Libertisë që duken të trishtuar dhe që mërdhijnë

Më vonë, Jozefin dhe miqtë e tij i futën në një burg në një qytezë të quajtur Liberti. Burgu ishte i ftohtë, i vogël dhe i errët. Ata kishin vetëm kashtë të ndotur për të fjetur. Ushqimi që iu dhanë, u shkaktoi neveri.

Jozef Smithi duke qarë dhe një burrë duke e ngushëlluar

Jozefi shqetësohej për shenjtorët. Por ai nuk mund të bënte asgjë për t’i ndihmuar ata.

Jozef Smithi i gjunjëzuar për t’u lutur në burg

Jozefi u lut shumë. Ai pyeti a e kishte harruar Perëndia atë dhe anëtarët e Kishës.

Jozef Smithi i gjunjëzuar në burg, duke vështruar lart nga drita e diellit që hyn përmes një dritareje të vogël

Perëndia iu përgjigj lutjes së Jozefit. Ai tha: “Biri im, paqe i qoftë shpirtit tënd”. Perëndia i tha Jozefit se sfidat e tij nuk do të zgjatnin përgjithmonë dhe se ato do të ishin për të mirën e tij. Ai premtoi se do të ishte me Jozefin “përherë e përgjithmonë” (Doktrina e Besëlidhje 121:7, 46).

Faqe për Ngjyrosje

Unë Mund të Jem një Dritë për të Tjerët

Veprimtari me faqe për ngjyrosje me një far, breg shkëmbor dhe një barkë me vela në oqean

Ilustrimi nga Corey Egbert

Në ç’mënyrë je një shembulli i mirë për të tjerët?