2025
Ndërtimi i Tempullit të Kirtlandit
Qershor 2025


Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Qershor 2025

Ndërtimi i Tempullit të Kirtlandit

Jozef Smithi dhe të tjerë duke vështruar një tokë të hapur bujqësore

Zoti i tha Jozef Smithit se ishte koha për të ndërtuar një tempull në Kirtland të Ohajos në SHBA. Ai do të ishte një vend i posaçëm ku Zoti do të vizitonte popullin e Tij dhe do t’i bënte premtime.

Njerëz duke filluar ndërtimin e Tempullit të Kirtlandit

Shenjtorët filluan ta ndërtonin tempullin. Kushtoi shumë para dhe u desh shumë punë. Por ata ishin plot gëzim për të marrë bekimet e Zotit.

Burrë duke u lutur dhe punëtorë aty pranë

Kur shenjtorët punonin në tempull, atyre filluan t’u mbaronin paratë. Ata iu lutën Perëndisë për ndihmë.

Grua në një karrocë duke vështruar drejt Tempullit të papërfunduar të Kirtlandit

Një grua, e quajtur Karolina Tipets, dhe familja e saj kishin kursyer shumë para. Ata e lejuan Kishën që t’i merrte borxh paratë për të ndihmuar që të ndërtohej tempulli.

Fëmijë duke mbledhur xhama në shporta përpara Tempullit të ndërtuar pjesërisht të Kirtlandit

Shenjtorët punuan fort. Disa ngitnin karroca plot me gurë. Të tjerët bënin veshje dhe ushqime për punëtorët.

Fëmijët mblidhnin copa xhamash të thyer për t’i thërrmuar dhe për t’i vendosur në muret e tempullit që të shkëlqenin nga rrezet e diellit.

Njerëz duke vështruar Tempullin e përfunduar të Kirtlandit

Shpejt tempulli përfundoi! Shenjtorët u gëzuan shumë që do të hynin brenda shtëpisë së Zotit për të marrë bekimet që Ai ua kishte premtuar atyre.

Faqe për Ngjyrosje

Zoti e Di se Kush Jam dhe më Do

Alt text

Ilustrimi nga Corey Egbert

Vizatoje fytyrën tënde brenda formës vezake. Si e di që Jezu Krishti të do?