“Lusi Gjen të Vërtetën”, Miku, prill 2025, f. 26–28.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, prill 2025
Lusi Gjen të Vërtetën
Një ditë, 15‑vjeçarja Lusi Morli, po ndihmonte fqinjën e saj, Abigejl Deniëlsin, të endte njtë pëlhurë. Ndërsa punonin, tri misionarë trokitën në derë. Ata i thanë se Jezu Krishti i kishte dërguar për të dhënë një mesazh.
Burrat i thanë Abigejlit dhe Lusit se Jezusi e kishte thirrur Jozef Smithin për të qenë profet. Ata gjithashtu u treguan për Librin e Mormonit.
Për habinë e Lusit, Abigejli u zemërua. Ajo i bëri misionarët që të largoheshin.
Lusi e dinte se misionarët ishin shërbëtorë të Perëndisë. Ajo u tha atyre të vizitonin familjen e saj që ndodhej pak më tej.
Misionarët shkuan në shtëpinë e familjes Morli. Prindërit e Lusit i ftuan misionarët që t’u jepnin mësim atyre dhe miqve të tyre.
Atë natë u pagëzuan 17 njerëz. Në disa nga ditët në vijim, 50 njerëz të tjerë erdhën për të dëgjuar misionarët dhe u pagëzuan. Madje edhe fqinja e Lusit, Abigejli, ndryshoi mendje. Ajo dhe bashkëshorti i saj, së bashku me Lusin dhe pjesëtarët e familjes së saj, zgjodhën ta ndiqnin Jezu Krishtit nëpërmjet pagëzimit.
Faqe për Ngjyrosje
Për Shkak të Jezu Krishtit, Unë do të Ringjallem
Ilustrimi nga Corey Egbert
Si e kujton Jezusin në kohën e Pashkës?
© 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, April 2025. Albanian. 19631 101