“Jozef Smithi Merr Fletët e Arta”, Miku, Shkurt 2025, f. 26–28.
“Unë Mund të Jem Dëshmitar/e që Libri i Mormonit Është i Vërtetë”, Miku, Shkurt 2025, f. 48.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Shkurt 2025
Jozef Smithi Merr Fletët e Arta
Mund ta lexosh këtë histori te Joseph Smith – Historia 1:28–60.
Tre vjet pas Vegimit të Parë, Jozef Smithi u ndje keq për disa gabime që kishte bërë. Ai iu lut Atit Qiellor për këtë.
Ndërsa Jozefi po lutej, dhoma u mbush me dritë. Ai pa një engjëll që qëndronte në ajër. Engjëlli quhej Moroni.
Moroni tha se gjendej një libër i bërë me faqe ose fletë të arta. Ai ishte groposur në një kodër pranë shtëpisë së Jozefit. Libri fliste për njerëz që jetuan në kontinentin amerikan shumë kohë më parë. Moroni tha se Perëndia do ta ndihmonte Jozefin që të përkthente librin.
Jozefi shkoi te kodra dhe i gjeti fletët poshtë një guri të rëndë. Moroni erdhi dhe i tha Jozefit se nuk ishte ende gati që t’i merrte fletët.
Kur Jozefi ishte më i madh në moshë, Moroni u takua me të te kodra dhe ia dha fletët. Moroni i tha Jozefit që t’i ruante mirë ato.
Jozefi filloi t’i përkthente fletët në anglisht. Ai përdori mjete të posaçme nga Perëndia për ta ndihmuar. Libri u botua në vitin 1830 si Libri i Mormonit. Ai na mëson për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.
Faqe për Ngjyrosje
Unë Mund të Jem Dëshmitar/e që Libri i Mormonit Është i Vërtetë
Ilustrimi nga Corey Egbert
Si mund t’i ndihmosh të tjerët që të mësojnë për Jezu Krishtin në Librin e Mormonit?
© 2025 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, February 2025. Albanian. 19641 101